[wp-story]

Lajme

Sejdiu refuzon ofertën e LDK-së për të hyrë në listën e deputetëve

Sejdiu refuzon ofertën e LDK-së për të hyrë në listën e deputetëve
13:17 | 05 Shtator 2019

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është duke bërë përpilimin e listave për kandidatët, që do të garojnë për zgjedhje në Kuvendin e Kosovës.

Indeksonline mëson se ish-presidenti dhe ish- drejtuesi i LDK-së, Fatmir Sejdiu, nuk do të jetë pjesë e listës për deputet të kësaj partie.

Burimet të afërme me Sejdiun për Indeksonline kanë treguar se Sejdiu ka refuzuar ofertën e Kryesisë së LDK-së që të jetë pjesë e listës zgjedhore për deputet.

Ndryshe, deri nesër, të gjitha subjektet politike e kanë afatin e fundit për dorëzimin e listave me emra të kandidatëve për deputetë.

Bonus dhe Premium Kartela të cilat po i ofron Petrol Company, kartelat më të kërkuara nga klientët

Të tjera