×
  • Lajme
  • Lajme

    Sejdiu: Osmani më tha se nuk kishte marrëveshje me Mustafën gjatë zgjedhjeve në LDK, doli se kishte

    FrontOnline
    13 Tetor 2020

    Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, i kishte premtuar gjatë zgjedhjeve të LDK’ë se nuk kishte marrëveshje me kryetarin aktual të partisë, Isa Mustafën. Mirëpo, pas rezultatit të zgjedhjeve brenda partisë, sipas tij, doli se kishte marrëveshje.

    “Unë i kam thënë Vjosa Osmanit se dua të ecim bashkë, të garojmë bashkë. Ajo më ka thënë se nuk ka marrëveshje, por doli se kishte marrëveshje. Madje e përmendi edhe reagimin e fundit”, është shprehur Sejdiu.

    Tutje, ai tregoi se gjatë zgjedhjeve të mëhershme, sipas tij, edhe Mustafa e kishte tradhtuar.

    “Një therje pas shpine nga Isa Mustafa. Kam qenë anëtar i Këshillit të Përgjithshëm sepse nuk doja të isha pjesë e kryesisë”, ka thënë Sejdiu në Pressing.

    “Dy herë të tjera kisha mundësinë të isha kryetar i LDK’së. Megjithatë isha pre e të njëjtave kurtheve. Pataj më vonë më pamundësuan kandidaturën në kundërshtim me vlerat e LDK’së”, shtoi Sejdiu.

    Përmes investimeve, KEDS iu ofron rreth 10 mijë banorëve të Vitisë stabilitet energjetik
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter, Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të premten se ngjarjet e fundit, që kanë të bëjnë...
    Lajme19 Prill 2024
    Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, ka thënë se në shoqëritë e Kosovës dhe të Serbisë...
    Lajme19 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestimin nga policia serbe të shtetasit kosovar dhe asaj britanike, Sadik...
    Të tjera
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Ogranizata e Kombeve të Bashkuara kanë dënuar shkatërrimin e qëllimshëm të pajisjeve mjekësore të Gazës, shkruan BBC, përcjell klankosova.tv “Misionet e fundit...
    Lajme19 Prill 2024
    Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi ka thënë se stërvitjet ushtarake të Serbisë, të quajtura “Vorbulla 2024”, paraqesin shqetësim për institucionet...
    Lajme19 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Ferizaj një shtetas të Maqedonisë së Veriut, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Policia suedeze ka qëlluar dhe arrestuar një burrë që dyshohet se ka plagosur tre gra me një objekt të mprehtë në Vasteras,...
    Lajme19 Prill 2024
    Njësiti i hetimeve të stacionit policor të Drenasit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë në ofrimin e informatave, të cilat do...
    Lajme19 Prill 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kujtoi përvjetorin e masakrave në rajonin e Gollakut, ku forcat serbe vranë 115 civilë shqiptarë, fëmijë, gra...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.