×
  • Lajme
  • Lajme

    Sejdiu kërkon të ketë kushtëzime për ata që refuzojnë vaksinën Anti-COVID

    FrontOnline
    08 Dhjetor 2021

    Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim që nga nesër të administrojë dozën e tretë të vaksinës Anti-COVID. Vendimi për administrimin e dozës shtesë po pritet mirë nga njohës të shëndetësisë.

    Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, këtë vendim e sheh të duhur dhe me kohë, teksa ka ftuar që të njëjtën ta marrin qytetarët dhe stafi shëndetësor.

    “Unë mendoj se është vendim i duhur dhe me kohë, ku personalisht jam i interesuar tash e sa kohë sepse nuk mund të dalim prej standardeve që janë duke u zbatuar anë e mbanë botës, dhe unë besoj që populli në veçanti punëtorët shëndetësor duhet të vaksinohen me vaksinën e tretë”, tha Sejdiu.

    Ndërkaq për refuzimin e qytetarëve për t’u vaksinuar, Sejdiu thotë se duhet të hyjnë në fuqi stimulimet dhe kushtëzimet për këtë kategori.

    Ai thotë se e rëndësishme është mbikëqyrja e zbatimit të ligjit, këtë rast gastronomisë për ta kërkuar pasaportën e vaksinimit.

    “Ajo çka është me rëndësi është që institucionet të cila e mbikëqyrin zbatimin e ligjit, duhet të jenë më aktive pasi që ne shohim se te gastronomia, ku duhet të tregosh pasaportën e vaksinimit, askush nuk e kërkon, dhe unë mendoj se është koha e fundit që kjo të bëhet, pasi që dihet shumë mirë se gjatë festave të fundvitit do të ketë mundësi të ekspolidimit të një fazë të pestë”, tha a.

    Teksa ka folur për mundësinë që të shpërthejë ndonjë valë e re, Sejdiu thotë se punëtorët shëndetësor janë më të përgatitur.

    Ndërkaq për uljen e rasteve pozitive, Sejdiu kërkon që mos të ketë relaksim po më shumë kujdes.

    “Unë mendoj se jemi më të përgatitur në anën profesionale sesa herën e kaluar apo valët tjera, ku kemi mësuar më shumë, dhe në fushën e menaxhimit të pacientëve jemi shumë më të përgatitur, dhe besojmë se do ta përballojmë shumë më lehtë”, tha ai për EO.

    The Victor vjen me këngë të re “Got U”
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, deklaroi se Prishtina duhet të përmbushë detyrimet e saj nga marrëveshjet me Beogradin,...
    Lajme19 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot diell dhe vranësira të pakta në orët e para të mëngjesit, më pas pritet shtim...
    Lajme19 Prill 2024
    Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ballkanin Perëndimor dhe ndërmjetësit të dialogut Kosovë -Serbi....
    Të tjera
    Sport19 Prill 2024
    Ish-mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, ka dërguar një mesazh frymëzues për Topçinjtë teksa po hyjnë në ndeshjen e fundit të betejës së...
    Lajme19 Prill 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një rreshteri policor, pasi një ankese nga një qytetar sot në Prizren. Sipas tij,...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një person i vuri zjarrin vetes të premten jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi historik ndaj ish-presidentit Donald Trump,...
    Lajme19 Prill 2024
    Një 17 vjeçar është arrestuar sot në Ferizaj nën dyshimin se ka tentuar ta vras me thikë një 20 vjeçar. I lënduari...
    Lajme19 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestimin nga policia serbe të shtetasit kosovar dhe asaj britanike, Sadik...
    Sport19 Prill 2024
    Trojet shqiptarë kanë nxjerrë njerëz të suksesshëm dhe të mbërrirë në fusha të ndryshme. Pa diskutim, sportistët ishin ata që i bënë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.