×
  • Lajme
  • Lajme

    Sejdiu: Armend Zemaj na gënjeu, nuk e mbajti premtimin

    FrontOnline
    21 Prill 2021

    Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu në një intervistë për Front Online ka hedhur akuza të rënda ndaj ish-ministrit, Armend Zemaj. E ka quajtur atë gënjeshtar.

    “E vërteta qëndron kështu që gjatë muajve, nëntor, dhjetor, janar dhe shkurt, ne kemi qenë në kontakt me Ministrinë e Shëndetësisë dhe kemi shprehur brengën edhe me shkrim ish-ministrit Zemaj për çështjen e mospagesës së shtesave të mbi 400 kolegëve tonë. Ne nuk kemi marrë asnjë përgjigjie. Kanë qenë premtime koti, rrena nga ish-ministri ku na është thënë se këto do të paguhen dhe asnjëherë nuk janë paguar”, ka thënë Sejdiu për Front Online.

    Nga këto mjete me vendim të Qeverisë kanë përfituar stafi shëndetësor, por jo të gjithë janë rimbursuar.

    Sipas Sejdiut janë mbi 150 mijë euro që MSh ua ka borxh mantelbardhëve.

    Flasim për një shumë mbi 150 mijë euro të cilat Ministria e Shëndetësisë do të duhej t’i paguante”, u shpreh Sejdiu.

    Sejdiu e bëri të qartë se padia e ngritur më 3 mars të këtij viti është padi ndaj MSh-së.

    Që nga marsi i vitit të kaluar, stafi shëndetësor ka qenë drejtpërdrejt i angazhuar në luftimin e koronavirusit.

    18 punonjës shëndetësorë, si pasojë e infektimit me virusin ngjitës, edhe kanë ndërruar jetë.

    Lexo edhe:

    Përgjysmimi i shtesave nga Qeveria, mjekët e kundërshtojnë vendimin

    Atdhe Xharavina eliminohet nga Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Lajme20 Prill 2024
    Java e dytë e marsit ishte caktuar si datë për të protestuar pensionistët. Nga vetë ata, kjo protestë, është shtyrë për shkak...
    Lajme20 Prill 2024
    Në një realitet të mbushur me sfida të forta dhe të shumëfishta të sigurisë, udhëheqja e Kosovës do të bënte mirë që...
    Lajme20 Prill 2024
    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e ka deklaruar pasurinë e saj në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Rizvanolli ka deklaruar 195 mijë...
    Të tjera
    Ekonomi20 Prill 2024
    Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka publikuar regjistrat e deklarimit të pasurisë. Në mesin e personave zyrtarë që kanë deklaruar pasurinë janë...
    Lajme20 Prill 2024
    Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka folur me tone disfatiste para Ndihmëssekretarit amerikan të shtetit James O’Brien. Gjatë konferencës për media me...
    Lajme20 Prill 2024
    Kurti në Berlin më 25 prill – gazetari gjerman zbulon agjendën Gazetari gjerman, Michael Martens, ka thënë se kryeministri Albin Kurti do...
    Lajme20 Prill 2024
    Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka folur për Srebrenicën në një konferencë për media pas takimit që...
    Lajme20 Prill 2024
    Guvernatori i Bankës Qendrore (BQK), po qëndron në ShBA, ku ka zhvilluar një sërë takimesh me përfaqësues nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN),...
    Lajme20 Prill 2024
    “Siç kemi bërë në të kaluarën në raste të ngjashme, Greqia do të abstenojë nga ky votim. Me fjalë të tjera, nuk...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.