×
  • Lajme
  • Lajme

    Seancë e jashtëzakonshme për pagat, AAK-ja nis mbledhjen e nënshkrimeve në kuvend

    FrontOnline
    01 Tetor 2024

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka thënë se do të kërkojë urgjentisht thirrjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për ‘zhbllokimin’ e çështjes së pagave të zyrtarëve publikë.

    Pagat e zyrtarëve publikë, të cilat do duhej të ishin ekzekutuar të hënën, janë bllokuar shkaku i përfundimit të mandatit të ushtruesit të detyrës së drejtorit të Thesarit të Shtetit.

    Por, AAK-ja pretendon se këtë çështje mund ta zgjidhë vetëm Kuvendi i Kosovës.

    Për këtë shkak, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha sot se AAK-ja do të “kërkojë menjëherë” mbledhjen e kuvendit në seancë të jashtëzakonshme.

    “Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk do të qëndrojë duarkryq. Ne do të kërkojmë menjëherë një seancë të jashtëzakonshme plenare të Kuvendit për ta mbajtur këtë qeveri përgjegjëse”, tha Tahiri, raporton Paparaci.

    Tahiri tha se Qeveria e Kosovës ka kaluar çdo kufi me vonesat e për ekzekutimin e pagave dhe se kjo është një shkelje e drejtpërdrejtë e të drejtave të njeriut.

    “Qeveria e Kosovës ka kaluar çdo kufi me vonesat e saj të papranueshme në ekzekutimin e pagave për 80,000 shërbyes publikë. Ky dështim flagrant është një shkelje e drejtpërdrejtë e të drejtave të njeriut dhe të drejtës themelore për të gëzuar pronën. Shërbyesit publikë janë shtylla e vendit tonë dhe mohimi i realizimit të pagave të tyre me kohë është një akt i neglizhencës së rëndë dhe mosrespektimit ndaj qytetarëve, njëherësh shërbyesve civil të Kosovës”, u shpreh Tahiri.

    Prince Caffe: Hape dhe fito preminë kryesore, çdo muaj nga një Fiat 500
    Nga Rubrika
    Lajme01 Tetor 2024
    Para pak çastesh janë transferuar pagat e muajit shtator për shërbyesit civil në Kosovë, raporton portali Front Online. Ministria e Financave ka...
    Lajme01 Tetor 2024
    Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër Sead Halilaj, për rastin e vrasjes mizore të 19-vjeçares në vitin 2013, i cili...
    Lajme01 Tetor 2024
    Deputeti i LDK-së  Armend Zemaj, ka reaguar për mosekzekutimin e pagave nga Ministria e Financave. Përmes një postimi në Facebook, ai ka...
    Të tjera
    Lajme01 Tetor 2024
    Bursistët që përfituan nga rundi i XIII-të nga Skema e Profesionistëve të Rinj (YSC), projektit të financuar nga fondet IPA të Bashkimit...
    Bota/Rajoni01 Tetor 2024
    Policia e Shtetit ka bërë të ditur se ndaj 23 deputetëve të Kuvendi të Shqipërisë kanë ngritur vepra penale ” Shkatërrimi i...
    Vip01 Tetor 2024
    Lori Hoxha mund të ketë kurorëzuar dashurinë e saj me partnerin, Ervis Bajraktari. Burimet për Anabel.al bëjnë me dije se Lori dhe...
    Lajme01 Tetor 2024
    Ministria e Shëndetësisë, me rastin e muajit të Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, ka lansuar fushatën ndërgjegjësuese me moton “Kancerin e gjirit...
    Bota/Rajoni01 Tetor 2024
    Rutte pas marrjes së mandatit si Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s: Prioriteti i parë është të mbajmë NATO-n të fortë Ish-kryeministri holandez...
    Lajme01 Tetor 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se protesta e 1 Tetorit të vitit 1997, ndryshoi rrjedhën e historisë dhe ishte momenti kyç në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.