×
  • Lajme
  • Lajme

    Seanca e radhës e Haradinajt në Hagë do të mbahet më 8 janar në orën 15:00

    FrontOnline
    19 Dhjetor 2020

    Seanca e radhës e Nasim Haradinajt para gjyqëtarit të procedurës paraprake në Hagë do të mbahet më 8 janar 2021 në orën 15:00.

    Kështu kanë njoftuar Dhomat e Specializuara përmes një njoftimi.

    “Sikurse është njoftuar në kalendarin e Gjykatës, paraqitja e mëtejshme e Nasim Haradinajt është caktuar për datën 8 janar 2021 në orën 15:00. Gjatë pjesës së parë të seancës, z. Haradinaj do t’i kërkohet të vetëdeklarohet fajtor ose i pafajshëm në lidhje me akuzat kundër tij të paraqitura në Aktakuzën e konfirmuar, në përputhje me rregullën 92(2)(c) të Rregullores.

    Nëse i akuzuari nuk vetëdeklarohet në lidhje me fajësinë ose pafajësinë, gjykatësi i procedurës paraprake bën deklarim pafajësie në emër të të akuzuarit, në përputhje me rregullën 92(2)(f) të Rregullores. Pjesa e dytë e seancës do të shërbejë si konferencë e parë për ecurinë e çështjes. Këtu do të gjeni urdhrin për caktimin e datës së kësaj seance”, thuhet në njoftim.

    Dje, në paraqitjen e tij të parë para gjykatësit të procedurës paraprake, Giju, Nasim Haradinaj, vendosi të vetëdeklarohet në lidhje me fajësinë ose pafajësinë brenda 30 ditësh. /FrontOnline/

    Formula 1 vjen në Artmotion më "i çmendur" se kurrë
    Nga Rubrika
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka pritur në takim kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali. Para Kurtit, kryeparlamentarja e Shqipërisë...
    Lajme11 Shtator 2024
    Prokuroria Speciale të mërkurën ka ngritur aktakuzë lidhur me sulmin terrorist në shtator të vitit 2023 në Banjskë të Zveçanit. Aktakuza është...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeparlamentarët e Kosovës dhe Shqipërisë, Glauk Konjufca dhe Elisa Spiropali, kanë mohuar se dy qeveritë e vendeve kanë “raporte të ngrira” në një...
    Të tjera
    Sport11 Shtator 2024
    Kombëtarja e Kosovës regjistroi fitore bindëse ndaj Qipros në xhiron e dytë të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve. Vedat Muriqi...
    Lajme11 Shtator 2024
    Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë lidhur me sulmin terrorist në shtator të vitit të kaluar në Banjskë të Zveçanit, raporton Express. Kryeprokurori...
    Lajme11 Shtator 2024
    Gafurr Dugolli, vëllai i deputetit Enver Dugolli, është Sekretari i ri i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes. Ai është emëruar në këtë...
    Ekonomi11 Shtator 2024
    Bazuar në të dhëna zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se nga janari në qershor 2024 fitimi neto i bankave...
    Lajme11 Shtator 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka përsëritur shqetësimet për mungesën e një aktakuze për rastin e sulmit të 24 shtatorit të vitit...
    Lajme11 Shtator 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se nuk ka pas keqpërdorim të detyrës zyrtare e as përfitim material për ambasadorin e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.