[wp-story]

Lajme

Seanca e 26 dhjetorit, Veseli nesër mbledhë kryesinë e Kuvendit

Seanca e 26 dhjetorit, Veseli nesër mbledhë kryesinë e Kuvendit
16:24 | 17 Dhjetor 2019

Krye parlamentari në largim, Kadri Veseli e ka thirrur për nesër mbledhjen e kryesisë.

Kështu kanë bërë të ditur për Express, burime nga zyra e kryetarit të Kuvendit.

Mbledhja e kryesisë është thirrur për nesër në ora 11:00.

Aty do të caktohet rendi i ditës për seancën konstituive të thirrur për 26 dhjetor nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Tashmë, kur kanë mbetur 10 ditë nga kjo seancë, dy partitë që po tentojnë që së bashku të formojnë koalicionin qeverisës, nuk janë pajtuar ende mes vete për marrëveshje.

Bonus dhe Premium Kartela të cilat po i ofron Petrol Company, kartelat më të kërkuara nga klientët

Të tjera