×
  • Lajme
  • Lajme

    SBASHK’u dërgon në pushime në Shqipëri 452 punonjës të arsimit

    FrontOnline
    21 Qershor 2021

    Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës ka bërë të ditur se kanë dërguar 452 anëtarë për bushime në bregdetin shqiptar.

    Nga SBASHK’u është thënë se pasi kanë analizuar mundësitë buxhetore  organet udhëheqëse të kësaj sindikate, kanë ardhur në përfundim se këtë vit në këtë aktivitet do të përfshihen 452 pushues që janë përzgjedhur nga shoqatat sindikale arsimore e të kulturës dhe njësive akademike nga e tërë Kosova.

    Njoftimi i plotë:

    Duke vlerësuar lart angazhimin dhe përkushtimin  e punëtorëve arsimor  në këtë vit mësimor plot sfida e vështirësi të krijuara nga pandemia, SBASHK vazhdon me traditën e organizimit të pushimit në bregdetin shqiptar për një numër të konsideruar  të anëtarëve të vet nga e tërë Kosova.

    Pasi kanë analizuar mundësitë buxhetore  organet udhëheqëse të SBASHK-ut  kanë ardhur në përfundim  se këtë vit në këtë aktivitet do të përfshihen 452  pushues që janë përzgjedhur nga shoqatat sindikale arsimore e të kulturës  dhe njësive akademike nga e tërë Kosova.

    Këtë traditë e  ka nisur  të dielën e 20 qershorit  grupi i parë prej 78 pushuesve , e në të cilin janë përzgjedhur anëtarët e SBASHK-ut që kanë kryer obligimet në procesin mësimor, ndërsa më  27 qershor  do të shkojnë në pushimin e organizuar e të merituar 245 pushues të tjerë  nga komuna të ndryshme të Kosovës.  Ky aktivitet rekreativ do të vazhdojë më 4 korrik me grupin e fundit prej 129 pushuesve.

    Përveç për pushim e rekreacion ky aktivitet do të shfrytëzohet edhe për aktivitete sindikale e organizim dhe për organizimin e tryezave të debatit lidhur me përgatitjen e Planit strategjik të angazhimit të SBASHK-ut  në vitet në vijim.

    Duke e ditur se edhe Ministria e Arsimit dhe Drejtoritë Arsimore kanë respekt për punën e përkushtuar të punëtorëve të arsimit  do ta përgëzojnë  SBASHK-un për këtë aktivitet të qëlluar dhe nuk do të krijojnë ndonjë pengesë eventuale  ndaj të përzgjedhurve për këto pushime.

    Filloi aplikimi për gjeneratën e 10-të të KEDS Academy për nxënës dhe studentë të rinj
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka akuzuar përfaqësuesit e Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial për tendencë kushtëzimi për Ministrinë e Drejtësisë. Ajo tha...
    Lajme28 Mars 2024
    Rusia dështoi të enjte në përpjekjen për një seancë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku do të diskutohej rreth...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryeministri Albin Kurti, ka bërë iftar bashkë me ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, zëvendësministrin në Ministrinë e Punëve të...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka folur për kandidaturën e tij dhe përballjen në zgjedhje me kryetarin e VV-së, Albin...
    Sport28 Mars 2024
    Florian Marku këmbëngul se Chris Kongo, kundërshtari i tij mbrëmjen e së dielës, ka bërë një gabim të madh. Kongo, pohon ai,...
    Lajme28 Mars 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas triumfit të jashtëzakonshëm të studentëve të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, të cilët...
    Lajme28 Mars 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se asnjë qeveri s’ka mundësi që t’i kryej...
    Lajme28 Mars 2024
    Policia e Kosovës është bërë pjesë e Taskforcës së Përbashkët të Migracionit me autoritetet ligjzbatuese të Republikës së Shqipërisë dhe të Mbretërisë...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka folur në Kuvend të Kosovës për tenderët njëburimore. Opozita edhe gjatë seancës së fundit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.