×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    SBASHK-u kërcënon Qeverinë: I plotësoni këto kushte, ose e ndërprejmë mësimin

    FrontOnline
    18 Gusht 2020

    Pandemia me Coronavirus ka ndikuar edhe në sistemin arsimor të Kosovës.

    Viti i ri shkollor do të duhej të fillonte me 1 shtator, por ende nuk ka ndonjë vendim të qartë se kur do të nis.

    Kryetari i Sindikatës së Arsimit në një intervistë për Front Online ka thënë se kërkesat e mësimdhënësve janë për rikthim të nxënësve në shkolla, por, sipas Ministrisë së Arsimit, kthimi pritet të jetë i pjesshëm.

    “Kërkesat e mësimdhënësve më shumë janë për kthimin në shkolla, mirëpo është thënë edhe nga Ministria edhe nga Instituti i Shëndetit Publik se kthimi i tërësishëm i të gjithë nxënësve në rrethanat që i kanë institucionet arsimore mbase është i pamundur dhe për SBAShK-un mbetet më shumë mundësia e kthimit të pjesshëm në shkolla” ka thënë Jashari.

    Jashari ka treguar se për mësimdhënësit është vështirë e pranueshme që mësimi të vazhdoj nga distanca, pasi që, siç thotë ai, ka pasur probleme në periudhën kur u zhvillua në këtë mënyrë, nga muaji mars deri në qershor, në përfundim të vitit shkollor.

    “Ministria ka thënë se do të provoj që ta kthej klasën e parë, të dytën, klasën e gjashtë dhe të dhjetën, dhe pastaj është versioni tjetër që është edhe më i vështiri për t’u pranuar versioni i mësimit nga distanca”, ka thënë ai.

    Sipas kryetarit të SBAShK-ut, mësimdhënësit janë të gatshëm të fillojnë mësimin, por që i bënë thirrje Qeverisë dhe ministrit të Arsimit, Ramë Likaj, që t’ u përmbahen protokoleve shëndetësore e mos të rrezikojnë mësimdhënësit dhe nxënësit.

    “SBAShK-u e mbështet fillimin e vitit të ri shkollorë, por ia kam bërë me dije, edhe kryeministrit Hoti se SBAShK-u është për fillimin e vitit të ri shkollorë të zgjidhet opsioni më i pranueshëm, por ajo që kërkojmë ne është që protokolet e nënshkruara për siguri në shkolla nga COVID-19 me gjithë ato masa që duhet ndërmarrë, të pastërtisë, ajrosjes dhe dezinfektimit të respektohen me përpikëri” është shprehur Jashari.

    Ende nuk ka një datë të saktë apo vendim se si do të zhvillohej mësimi, por qysh nga tash SBAShK-u paralajmëron se nëse nuk përfillen kërkesat e tyre do të ndërpritet mësimi në shkolla nëse nuk respektohen protokolet shëndetësore.

    “Unë ua kam bërë me dije institucioneve se po nuk ndodhi kështu dhe marrim informata se protokolet janë duke u shkelur do të thërras Këshillin Drejtues, i cili do ta analizojë situatën dhe mund të ketë edhe vendim që një mësim i tillë të ndërpritet”, ka thënë Jashari .
    Njohësi i fushës së arsimit: Ministria e Arsimit e papërgjegjshme, po shkakton kaos

    Kurse Agon Ahmeti, drejtor i organizatës ETEA, në një përgjigjje me shkrim për “Front Online” ka kritikuar Ministrinë e Arsimit, për siç thotë ai, papërgjegjshëmëri që vendimmarrjen e ka drejtuar në nivel lokal.

    “Ministria e Arsimit së fundi ka dalur me disa vendime për të cilat as vet nuk ka qenë e vendosur. Kjo e fundit faktohet me atë se këtë përgjegjësi vendimmarrëse e ka bartur në nivel lokal, përkatësisht tek Drejtoritë Komunale të Arsimit. Për ne ky vendim tregon papërgjegjshmëri, pasi në të tilla raste vendimmarrja do duhej të ishte e unifikuar, e pse jo te ngritej edhe në nivelet më të larta të qeverisjes, duke përfshirë edhe ministritë e tjera relevante” ka thënë Ahmeti.

    Sipas Ahmetit bartja e kompetencave në nivel lokal do të shkaktoj një kaos pasi disa shkolla do të zhvillojnë mësim në klasë, e disa në distancë.

    “Nga ky vendim, pritet që të ndodh një kaos për sa i përket funksionit të institucioneve edukativo- arsimore, pasi pritet që në disa komuna mësimi të zhvillohet në shkolla, në disa të tjera në distancë e disa të tjera të përziera, e kështu me radhë. Kjo nuk i kontribuon cilësisë në arsim dhe gjithpërfshirjes si e drejte elementare e fëmijëve në raport me të drejtën në arsim”, është shprehur ai .

    Ahmeti: Viti shkollorë duhet të filloj me mësim të kombinuar

    Si një zgjidhje më të pranueshme dhe funksionalë për kushtet të cilat janë pasur parasysh situatën aktuale me Coronavirus, drejtori i ETEA-s, Agon Ahmeti propozon që mësimi të jetë i kombinuar.

    Sipas tij klasa e parë, dytë, pestë, gjashtë, nëntë dhjetë dhe klasa e dymbëdhjetë të mësojnë në klasë, kurse të tjerë nxënës të ndjekin mësimin online, por që t’u ofrohen kushte për ndjekje të mësimit online.

    “Ne mendojmë se mënyra me e mirë është që në nivel Kosove të vendosej që mësimi të jetë i kombinuar. Pra, klasat 1, 2, 5, 6, 9, 10 dhe 12 të jenë në ambientet shkollore. Ndërsa klasat tjera në mes ta ndjekin mësimin në distancë, por gjithmonë duke mundësuar kushtet për qasje gjithëpërfshirëse, pasi po dalin të dhëna se një përqindje e lartë e fëmijëve nuk kanë ndjekur mësimin në distancë për shkak të mungesës së qasjes në internet dhe mjeteve elektronike”, ka thënë Ahmeti.

    Përndryshe, të martën është mbajtur takimi i Bordit Këshillëdhënës ku Ministri I Shëndetësisë, Armend Zemaj ka kërkuar mendimin e anëtarëve për hapat e mëtejmë se si të përballet me situatën me Covid, ndër to edhe për fillimin e vitit të ri shkollorë. /Front Online/

     

     

     

    Fillon zyrtarisht Big Brother VIP Kosova 2, mirëpritet me duartrokitje nga publiku në studio
    Nga Rubrika
    Lajme16 Prill 2024
    Në 25 vjetorin e Epopesë së Zhegocit, ku mbeten të vrarë 25 pjesëtarë të UÇK-së dhe 22 civilë, janë bërë homazhe te...
    Lajme16 Prill 2024
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se krijimi i pozitës së zëvendësatasheut në këtë ambasadë, është shenjë e bashkëpunimit...
    Lajme16 Prill 2024
    Ministri i Financave, Punës dhe Transfrereve, Hekuran Murati ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të marrë pjesë në takimet...
    Të tjera
    Lajme16 Prill 2024
    Kanë përfunduar punimet e Komitetit Politik në Kuadër të Këshillit të Evropës ku u diskutuan amendamentet e propozuara për anëtarësimin e Kosovës...
    Lajme16 Prill 2024
    Nënkoloneli Oliver Palkowitsch është emëruar zëvendës Atashe i Mbrojtjes në Ambasadën Gjermane në Prishtinë, pozitë kjo e krijuar për herë të parë....
    Lajme16 Prill 2024
    Deputetja Mimoza Kusari ka reaguar pas vrasjes së gruas në Pejë mëngjesin e sotëm. Kusari ka thënë se kjo është alarmante dhe...
    Lajme16 Prill 2024
    Kryeprokurori i Pejës, Agim Kurmehaj është deklaruar rreth rastit të vrasjes së rëndë të një gruaje në Pejë. Ai tha se lidhur...
    Lajme16 Prill 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar me emisarin special të dialogut Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak. Vuçiq tha se me Lajçakun...
    Lajme16 Prill 2024
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i ka bërë thirrje qeverisë që urgjentisht të krijojë një task-forcë me kompetenca të plota për mbrojtjen...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.