×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Sasoli: Vendet anëtare të BE-së të rishikojnë vendimin

    FrontOnline
    04 Nëntor 2019

    Franca, Holanda dhe Danimarka janë duke rishikuar pozitën e tyre të përmbajtur për fillimin e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë, konfirmoi gjatë vizitës së tij në Shkup, Presidenti i Parlamentit Evropian David Sasoli. Ai shtoi se vendi duhet të vazhdojë rrugën e nisur, kurse institucionet e BE-së do të punojnë për hapjen rrugës më tej për të dyja vendet.

    “Disa nga arsyet e tyre që i thanë duhet të rishikohen dhe të kuptohen dhe besoj se ata argumentime që u ngritën nga të tre qeveritë e të tre vendeve mund të tejkalohen. Mendoj se në këtë moment qeveri të caktuara janë në fazën e ndryshimit të mendimit, gjegjësisht i rishikojnë vendimet që ata kanë sjellë. Por, të theksoj, ne nuk kemi dëgjuar asnjë “jo” të prerë. Tani presim që për disa muaj të ndryshohet vendimi dhe kjo ndoshta do t’u japë mundësinë institucioneve të Maqedonisë së Veriut të fillojnë edhe me reforma të tjera, të mos ndalojnë”, tha David Sasoli, President i Parlamentit Evropian.

     

     

    Sasoli mori zotimin e kryeministrit Zoran Zaev që do të vazhdohet në rrugën e reformave dhe që nuk do të hiqet dorë nga qëllimet strategjike që çojnë drejt BE-së dhe NATO-s.

    “Do të përballemi me kritikën e pritshme dhe presionin e fuqive anti-BE dhe retrograde dhe do t’i mposhtim. Kemi mjaftueshëm fuqi të brendshme për reforma të tjera, për luftë kundër korrupsionit dhe për sundimin e të drejtës. Këto do të jenë rezultatet tona dhe argumentet tona se vendi jonë është në Bashkimin Evropian. Ne besojmë në vlerat e Bashkimit Evropian dhe jemi të bindur se mundësia e re për vendin tonë do të hapet së shpejti”, tha Zoran Zaev, kryeministër.

    Sasoli hodhi poshtë mundësinë e marrjes së vendimeve të ndara për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Të njëjtin mesazh ai do ta përcjellë edhe në Tiranë gjatë vizitës në fillim të dhjetorit.

    Kjo ishte vizita e parë zyrtare e Presidentit të sapozgjedhur të PE-së dhe është me ftesë të kreut të Kuvendit Talat Xhaferi, me të cilin po ashtu do të ketë takim gjatë vizitës dyditore. Sasoli do të mbajë fjalim edhe para deputetëve në Kuvend.

    Presidenti Stevo Pendarovski mirëpret mesazhet pozitive të kreut të njërit prej institucioneve të BE-së megjithatë thotë se nevojitet një tregues konkret për hapin e ardhshëm të Francës.

    “Gjithsesi mendoj se në periudhën e ardhshme do të duhet të marrim sinjal më të fuqishëm në këtë drejtim se a do të mundet të ketë ndonjë ndryshim së shpejti nga konstatimet e Samitit të fundit evropian, para së gjithash nga Franca, nga Parisi. Bëjmë përpjekje nga dita e parë menjëherë pas Samitit të realizojmë takim të nivelit sa më të lartë në Republikën franceze dhe direkt edhe me Presidentin Makron, edhe me njerëzit rreth tij që të shohim se çfarë kërkojnë sakt nga ne që të mundemi sa më shpejt ta tejkalojmë atë situatë shumë të pakëndshme në të cilën erdhëm pa meritën tonë”, theksoi Stevo Pendarovski, president.

    Temës së zgjerimit dhe mundësisë për dhënien eventuale të datës për Shkupin dhe Tiranën, vendet anëtare do t’i rikthehet në Samitin e Zagrebit në maj të vitit të ardhshëm./alsat m/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Migrimi drejt Bashkimit Evropian e çoi popullsinë e bllokut në një shifër rekord prej 450.4 milionë banorësh vitin e kaluar, treguan të...
    Bota/Rajoni11 Korrik 2025
    Presidenti amerikan Donald Trump sapo ka përditësuar bilancin tragjik në Teksas, duke thënë se kanë humbur jetën 135 persona. Kjo është rreth...
    Bota/Rajoni11 Korrik 2025
    Popullsia e Bashkimit Evropian ka arritur në një rekord prej 450.4 milionë banorësh në vitin 2024, të nxitur kryesisht nga migracioni, sipas...
    Të tjera
    Lajme11 Korrik 2025
    Ish-kandidati i PDK-së për asambleist për Kuvend në Komunën e Prizrenit, në zgjedhjet komunale 2021, Nezir Çoçaj ka njoftuar se rrugëtimin e...
    Sport11 Korrik 2025
    Spanja dhe Italia janë kualifikuar në çerekfinalet e Evropianit për femra që po mbahet në Zvicrës. Skuadra spanjolle mundi Italinë, më rezultat...
    Bota/Rajoni11 Korrik 2025
    Presidenti amerikan Donald Trump sapo ka përditësuar bilancin tragjik në Teksas, duke thënë se kanë humbur jetën 135 persona. Kjo është rreth...
    Lajme11 Korrik 2025
    Këtë vikend do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se të shtunën...
    Bota/Rajoni11 Korrik 2025
    Popullsia e Bashkimit Evropian ka arritur në një rekord prej 450.4 milionë banorësh në vitin 2024, të nxitur kryesisht nga migracioni, sipas...
    Lajme11 Korrik 2025
    Pesë emigrantë të paligjshëm janë zbuluar sot pasdite në një kamion me targa vendore në Terminalin Doganor në Ferizaj. Sipas Policisë së...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.