×
  • Lajme
  • Lajme

    Sami Lushtaku: Vendimi i Speciales është absurd, jam i shokuar

    FrontOnline
    18 Maj 2022

    Gjykata Speciale i ka shpallur fajtorë dhe i ka dënuar me nga katër vjet e gjysmë burgim dhe gjobë prej nga 100 euro Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn, ish-drejtues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK).

    Atyre do t’ju llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

    E lidhur me vendimin e Gjykatës Speciale, për FrontOnline, ka folur ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku.

    Ai tha se vendimi i Speciales për Gucatin e Haradinajn, është absurd dhe se nuk pret që kjo gjykatë të bëjë drejtësi.

    Lushtaku tha për Front Online se është i shokuar me vendimin.

    “Vendimi i gjykatës speciale për t’i dënuar me 4 vjet e gjysmë  Gucatin e Haradinajn është një vendim  absurd i llojit të vet.  Unë nuk pres nga ajo gjykatë me bo drejtësi, d.m.th. jam i shokuar me këtë rast”, tha Lushtaku.

    Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan më 25 shtator 2020 në Prishtinë, Kosovë, dhe u transferuan në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, përkatësisht më 25 dhe 26 shtator 2020./Front Online/

     

    KEDS njofton për ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Lajme20 Prill 2024
    Ambasadori i Britanisë së Madhe në Serbi, Edward Ferguson, ka thënë se Londra e mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës...
    Lajme20 Prill 2024
    Behgjet Pacolli, deputet e biznesmen i njohur, në deklarimin e tij të pasurisë për vitin 2024, ka deklaruar se posedon 67 pasuri...
    Lajme20 Prill 2024
    Klubi i Prodhuesve të Kosovës përmes një komunikate për medie, tha se  dëshiron të sqaroj opinionin për keqinformimin se kinse prodhueseve vendor...
    Të tjera
    Lajme20 Prill 2024
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e sotme ka njoftuar se procesi i votimit për ose kundër shkarkimit të kryetarëve të...
    Lajme20 Prill 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Haradinaj gëzon...
    Bota/Rajoni20 Prill 2024
    Një person është vrarë dhe tetë të tjerë janë plagosur gjatë një shpërthimi në një bazë ushtarake në Irak, ku janë të...
    Lajme20 Prill 2024
    Kosova me artisten e saj Doruntina Kastratin, fiton çmimin "Special Mention for National Presentation", në Bienalen e Artit në Venecia. Kryeministri i...
    Bota/Rajoni20 Prill 2024
    Ministrit të ekstremit të djathtë izraelit i është tërhequr vërejtja pasi e quajti sulmin ndaj Iranit ‘të çalë’. Ministri i sigurisë kombëtare...
    Sport20 Prill 2024
    Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez në konferencën për medie, një ditë para duelit me Real Madridin, ka thënë se kjo ndeshje është...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.