×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Sa të shqetësuar duhet të jemi në lidhje me Covid-19 gjatë dimrit?

    FrontOnline
    06 Tetor 2020

    Covid-19 ka marr jetën e shumë personave në mbarë botën.

    Koronavirusi ka shkaktuar dëme të mëdha në mbarë botën duke shkaktuar vdekjen e shumë njerëzve, ulje ekonomike tek shumë shtete, rritje papunësie, mbyllje të vendeve, masa të rrepta.

    Jemi në sezonën e vjeshtës dhe koha është më e freskët për dallim nga temperaturat që kishim në verë. Dimri është në prag dhe shumica nga ne jemi të brengosur nga i ftohti dhe virusi që mund të jetë më i rrezikshëm.

    A ndikojnë temperaturat e ulëta në forcimin e virusit dhe shkaktimin e më shumë vdekjeve? Si të mbrohemi që të mos infektohemi gjatë sezonës së dimrit?

    A do të jetë koronavirusi më i rrezikshëm gjatë dimrit?

    Në fillim të pandemisë shumë shkencëtarë dhe mjekë treguan se Covid-19 mund të jetë shumë më i rrezikshëm gjatë kohës së dimrit.

    Temperaturat e ulëta ndikojnë në rritjen dhe ndikimin e virusit në trupin e njeriut, si pasojë e temperaturave të ulëta gjatë sezonës së dimrit gjithmonë ka viruse prezentë dhe për këtë arsye Covid-19 mund të jetë më i rrezikshëm.

    Me kalimin e kohës Covid-19 është bërë më pak i rrezikshëm dhe ka filluar të ketë një ndikim më të vogël tek trupi i njeriut. Gjithashtu koronavirusi ndikon ndryshe në trupin e njeriut për dallim nga viruset tjera gjatë dimrit.

    Disa shkencëtarë thonë që koronavirusi nuk do të jetë më i rrezikshëm gjatë dimrit dhe temperaturat e ulëta nuk kanë një ndikim që koronavirusi të jetë si në fillimet e tij, transmeton lajmi.net.

    Vera nuk kishte një ndikim në uljen e rrezikut siç ishte parashikuar në fillim nga shumë shkencëtarë, andaj edhe temperaturat e ulëta nuk kanë ndikim.

    Shkencëtarët thonë që dimri nuk do të ketë ndikim në rritjen e rrezikut nga Covid-19, sjelljet e njerëzve janë ato që do të rrisin rrezikun, shkruan Independent.

    Gjatë dimrin nuk është e mundur që të qëndroni shumë kohë në parqe apo edhe të shëtitni sepse është ftohtë jashtë, mbajtja e distancës në temperatura të ulëta është më pak e mundur dhe kalimi i kohës më pak brenda se sa jashtë në ajër të pastër nuk është si gjatë verës.

    Këto sjellje kanë një ndikim të madh sepse do të jemi më shumë prezent në ambiente të mbyllura se sa në ato të hapura, gjë që ka ndikim shumë të madh.

    Edhe nëse temperaturat e ulëta gjatë dimrit apo sjelljet e njerëzve nuk kanë një ndikim në rritjen e rrezikut të virusit, është tashmë e njohur për ne që virusi është akoma prezent dhe një vaksinë kundër tij nuk është akoma e konfirmuar që ka efekte pozitive, andaj duhet pasu kujdes të shtuar që të mbrojmë veten dhe të tjerët.

    Nga Rubrika
    Lifestyle21 Janar 2025
    Peshqit, Gaforrja dhe Peshorja janë tre shenja që shpesh ndodhin të nënvlerësohen për shkak të natyrës së tyre të qetë dhe të...
    Lifestyle20 Janar 2025
    E hëna e tretë e Janarit njihet gjerësisht si e hëna blu, e ashtuquajtura dita më stresuese e vitit. Këtë vit është...
    Lifestyle20 Janar 2025
    Japonia, e njohur për jetëgjatësinë dhe shkallën e ulët të lindshmërisë, po përballet me një fenomen të papritur social. Gjithnjë e më...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202522 Janar 2025
    Bedri Hamza përmes një postimi, ka treguar se sot do të ketë takime me biznese, për të cilat ka premtuar grante për...
    Lajme22 Janar 2025
    Një grua ka raportuar në polici se më 19 janar në Prishtinë, bashkëshorti i saj kishte ushtruar dhunë fizike ndaj saj, dhe...
    Lajme22 Janar 2025
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj të përditshëm ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 1694 gjoba trafiku...
    Lajme22 Janar 2025
    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje, kundër Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila...
    Zgjedhjet 202522 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Idriz Vehapi, ka zhvilluar një tubim në Therandë, ku theksoi mbështetje të fuqishme...
    Kronika22 Janar 2025
    Një person është raportuar i vdekur të mërkurën në Prishtinë. Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se policia ishte informuar nga urgjenca...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.