[wp-story]

Lajme

Sa pritet të zgjasin proceset gjyqësore në Gjykatën Speciale

Sa pritet të zgjasin proceset gjyqësore në Gjykatën Speciale
17:58 | 24 Shtator 2020

Avokati Kushtrim Palushi në emisionin Frontal në T7 ka treguar se sa mund të zgjasin proceset gjyqësore në Speciale.

Avokati në Frontal ka thënë se proceset mund të zgjasin deri në pesë vite.

“Procesi gjyqësor në Gjykatën Speciale, nëse marrim shembull proceset e Tribunalit të Hagës, zakonisht zgjasin pesë e më shumë vite. Këtu kemi tri shkallë të gjykimit, pothuajse katër, ndryshe nga ajo në Kosovë, ku janë vetëm dy shkallë të gjykimit”, ka thënë ai, duke shtuar se dosjet janë shumë voluminoze.

“Në Gjykatën Speciale, janë dosje shumë voluminoze, nuk janë krime të thjeshta, kanë të bëjnë me krime të luftës. Prandaj këto procese janë komplekse dhe pritet të zgjasin shumë, mund të zgjasim nga pesë e deri në dhjetë vjet”, tha Palushi./

Super zbritje në “Petrol Company”

Të tjera