10:06 | 20 Qershor 2020
Ministrja e Financave dhe Transfereve, Hykmete Bajrami, gjatë ditës së djeshme ka njoftuar se është duke vazhduar zbatimi i masave për ndihmë të bizneseve dhe punëtorëve.
Derisa në mëngjesin e sotëm ministrja e Financave tregoi se sa personave në Kosovë iu bënë pagesat, megjithatë nuk mbeti nuk mbeti pa reaguar edhe kryeministri i vendit Avdullah Hoti.
Bajrami ka treguar se Ministria e Financave gjatë këtij muaji ka ekzekutuar pagesa për rreth 10,668 qytetarë.
Për këtë ka shkruar edhe kryeministri Hoti.
Ai tha se ndihet i lumtur meqë kjo ndodhi brenda dy javësh të punës intensive të qeverisë me të cilën ai udhëheq.
“Jam i lumtur t’ju njoftoj që brenda 2 javësh të punës intensive kemi paguar gjithsejte 10668 qytetarë
- ➡️Nga 170 euro për paga mujore
- ➡️Nga 100 euro shtesa për punëtorët e dyqaneve ushqimore, furrave, dhe barnatoreve
- ➡️Nga 130 euro punëtorëve që kanë humbur vendet e punës shkaku i pandemisë
- ➡️Nga 130 euro për kompanitë që kanë regjistruar punëtorë të rinj
- ➡️Së shpejti ekzekutohet edhe pagesa 50% për qiratë e bizneseve”, ka njoftuar Hoti.

“Petrol Company” ndihmon më shumë se 200 familje për festën e Fitër Bajramit (VIDEO)
Sponsoruar
Të tjera
-
19:59 | 18 Shkurt 2021
-
19:50 | 18 Shkurt 2021
-
19:45 | 18 Shkurt 2021
-
19:37 | 18 Shkurt 2021
-
19:34 | 18 Shkurt 2021
-
19:34 | 18 Shkurt 2021
-
19:27 | 18 Shkurt 2021
-
19:20 | 18 Shkurt 2021
-
19:14 | 18 Shkurt 2021
-
Bota/RajoniKina i dhuron mijëra vaksina Malit të Zi19:11 | 18 Shkurt 2021
-
19:09 | 18 Shkurt 2021
-
19:08 | 18 Shkurt 2021