×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Sa orë e largon gjumin kafeina?

    FrontOnline
    01 Qershor 2022

    Kafeina mund të përshkruhet si një ilaç me efekt stimulues për sistemin nervor. Kur ajo futet në organizëm, stimulon rrahjet e zemrës dhe tensionin e gjakut. Për më tepër, kafeina rrit nivelet e energjisë dhe përmirëson gjendjen e plogështisë. Kafeina vepron shumë shpejt.

    Efektet e saj ndihen në pak minuta dhe zgjasin deri sa trupi të tresë të gjithë përmbajtjen e saj. Sipas të dhënave të AgroWeb.org, kohëzgjatja e metabolizimit varet nga një sërë faktorësh. Efektet e kafeinës janë të ndryshme për çdo njeri.

    Gratë shtatzëna dhe ata që kanë vështirësi në të fjetur duhet të tregojnë kujdes për kohën e pirjes së kafesë dhe ndoshta u duhet ta shmangin atë tërësisht.

    Metabolizimi i kafeinës:

    Nëse një njeri pi 40 mg kafeinë në ditë, gjysma e saj do të tretet nga organizmi në pesë orë.

    Nivelet e kafeinës arrijnë pikun 15 deri në 45 minuta pas pirjes së kafesë dhe më pas metabolizohen nga mëlçia.

    A mund të kesh tolerancë ndaj kafeinës?

    Njerëzit që konsumojnë kafeinë rregullisht nuk i vënë më re efektet e kafeinës. Te njerëzit që janë të ndjeshëm ndaj saj, efektet mund të zgjasin për orë të tëra madje edhe për një ditë.

    Gjithsesi, kohëzgjatja e efekteve të kafeinës është në varësi të dozës, moshës, peshës dhe ndjeshmërisë trupore.

    Ushqimet dhe pijet që përmbajnë kafeinë:

    Kafeja dhe pijet me kafeinë

    Çaji jeshil, çaji i zi dhe çaji i bardhë

    Shumica e pijeve të gazuara dhe ato energjike.

    Çokollata dhe kakaoja

    Akulloret me kakao ose kafe.

    Ëmbëlsirat me proteinë dhe ato energjike

    Pijet dhe substancat pluhur për sportistët.

    Kafeina gjendet edhe tek medikamentet për rënien në peshë apo ilaçet e kokës.

    Sa kafeinë përmbajnë produktet më të konsumuara:

    250 ml kafe përmban 95 mg kafeinë

    Një filxhan kafe ekspres përmban 64 mg kafeinë.

    250 ml çaj përmban 47 mg kafeinë

    Një pije energjike përmban 158 mg kafeinë

    Një kanaçe me pije të gazuar përmban 45 mg kafeinë

    Një çokollatë me qumësht përmban 9 mg kafeinë.

    Ndikimi i kafeinës tek gjumi:

    Nëse vëreni që kafeina është fajtore për pagjumësinë tuaj, atëherë duhet të kufizoni sasinë e saj.

    Përveç gjumit, kafeina shkakton nervozizëm, diare, rrahje të çrregullta të zemrës, dhimbje stomaku, djersitje, irritim dhe ankth.

    Shumë njerëz pijnë kafe kur ndihen të lodhur, por kafeina e përkeqëson lodhjen.

    Ekspertët rekomandojnë që në raste të tilla, dremitja apo një teknikë tjetër qetësimi është më e dobishme.

    Nga ana tjetër, AgroWeb.org rekomandon që njerëzit që kanë vështirësi të flenë ose të zgjohen duhet të marrin mendimin e një mjeku ekspert përpara se të konsumojnë kafenë rregullisht.

    Falë këshillimit të mjekut, ju mund të eksploroni mënyra më natyrale për të rritur nivelet e energjisë.

    Nga Rubrika
    Lifestyle28 Nëntor 2024
    Dashi Kjo do të jetë një ditë reflektimi për të lindurit e kësaj shenje. Ndoshta nuk i keni kaluar ende disa probleme...
    Lifestyle27 Nëntor 2024
    Me ardhjen e ditëve më të ftohta, shumë njerëz po pyesin se si temperaturat e ulëta ndikojnë në shëndetin, e veçanërisht në...
    Lifestyle26 Nëntor 2024
    Dhimbjet e kokës që shfaqen në mëngjes mund të kenë shkaktarë të ndryshëm. Ato mund të jenë rezultat i ndryshimit në fiziologjinë...
    Të tjera
    Lajme29 Nëntor 2024
    Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka thënë se titanike kanë qenë përpjekjet...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Marrëdhëniet e mundshme në të ardhmen në mes kryeministrit të tanishëm të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump,...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur,  Andin Hoti, ka thënë se Serbia është ajo që nuk dëshiron zbatim të deklaratës...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Nipi i famshëm i zëvendëskryeministrit të parë, Besnik Bislimit të cilin ai kishte 50 vite që se kishte parë asesi të rehatohet...
    Vip29 Nëntor 2024
    A pati përleshje mes Kevinit dhe Xuxit? Kush mund të “rikthehet” sonte në spektaklin madhështor, Big Brother VIP Kosova? E kush ka...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbresha Kryeziu – Hyseni ka reaguar pas deklaratës së sekretares së përgjithshme të PDK-së, Vlora Çitaku, e cila...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.