×
  • Lajme
  • Lajme

    Sa mund të dënohen Milan Radoiçiq me shokë për sul*min në Banjskë?

    FrontOnline
    29 Shtator 2024

    Milan Radoiçiq, e 44 të tjerët që akuzohen për vepra penale të terrorizmit e vepra penale kundër rendit kushtetues të Kosovës, mund të përballen me dënime të ashpra të shqiptuara në Kosovë.

    Tashmë ekziston një aktakuzë me të cilën akuzohet Milan Radoiçiq me 44 terroristë të tjerë për sulmin e tmerrshëm që e kryen në Banjskë të Zveçanit 24 shtatorin e 2023-ës e ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

    Pika e parë e kësaj aktakuze ngarkon kryekriminelin Radoiçiqi me veprën penale për terrorizëm, për çka ai dhe 44 të akuzuarit të tjerë mund të përballen me dënim me burgim të përjetshëm.

    “Në kuadër të kësaj mund të themi që dënimet për dy veprat penale në bazën e të cilës është ngritur aktakuza, për terrorizëm dhe cenim të rendit kushtetutës dhe sigurisë së Kosovës, grupi ndaj të cilit është iniciuar procesi gjyqësor mund të kenë dënim maksimal deri në 20 vite apo 25 vite mbi bazën e të cilës është ngritur aktakuza”, ka theksuar për Tv Dukagjinin Anton Nrecaj – jurist.

    Ndërkohë që avokati Ardian Bajraktari beson se Gjykata Themelore në Prishtinë, do të shqiptojë dënim maksimal për 45 të akuzuarit, për sulmin në të cilin u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

    “Bazuar në pretendimet e prokurorisë sipas aktakuzës së publikuar shkalla e ndëshkueshmërisë, disa prej veprave penale që pretendohet se i kanë kryer të pandehurit është jashtëzakonisht e rëndë prandaj në rast se të njëjtat do arrin të argumentohen, pres që të kemi dënime kapitale për disa prej tyre, përfshirë edhe kryekriminelin Radoiçiq. Mirëpo sipas praktikës deri tash nuk di të ketë pasur ndonjë rast që për vepra terroriste të jetë shqiptuar dënim kapital”, ka deklaruar Ardian Bajraktari – avokat,

    Ndërkohë që në vazhdën e diskutimeve nëse mund të zhvillohet gjykimi në mungesë për 42 të akuzuarit, avokati Florim Shefqeti thotë se legjislacioni në fuqi lejon një gjë të tillë.

    “Këto vepra janë të një rëndësie të madhe dhe dënueshmëria e këtyre është jashtëzakonisht shumë e lartë, pothuajse në të gjitha prej këtyre veprave kryesisht në dy prej tyre parashihet minimumi 10 vite ndërsa maksimumi burgim të përjetshëm, aq më tepër kur kemi katër vepra penale për të cilën është ngritur aktakuza, po ashtu vlen të cekes se sipas bindjes sonë referuar kodi të procedurës penale, është e lejueshme gjykimi në mungesë në rastin konkret”, ka deklaruar ai.

    3 nga 45 të akuzuarit tash e një vit ndodhen në paraburgim, derisa për 42 të tjerët nuk dihet ende nëse do të mund të gjykohen në mungesë, apo jo.

    Prince Coffee House tani edhe në Lipjan
    Nga Rubrika
    Lajme29 Shtator 2024
    Për të hënën parashikohet të mbajë mot diell dhe vranësira. Era do fryjë kryesisht nga veriu, e cila kohë pas kohe pritet...
    Lajme29 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që po qëndron në SHBA fundjavën e ka ndarë për takime me diasporë. shqiptare atje. Të dielën,...
    Lajme29 Shtator 2024
    Kryetari i Grupit Parlamnetar të AAK-së, Besnik Tahiri, në tubimin e mbajtur sot në Bern të Zvicrës, kryetarin e partisë Ramush Haradinaj...
    Të tjera
    Lajme29 Shtator 2024
    Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, thotë se partia e tyre në zgjedhjet e 9 Shkurtit do të jetë më e fuqishme si...
    Bota/Rajoni29 Shtator 2024
    Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka njoftuar se protesta e paralajmëruar do të zhvendoset në datën 7 tetor, ditën e hënë. Edi...
    Lajme29 Shtator 2024
    Me uljen e temperaturave, Kosova ka planifikuar import shtesë të energjisë elektrike për të mbuluar mungesën e prodhimit. Nga Zyra e Rregullatorit...
    Lajme29 Shtator 2024
    Zgjedhjet e fundit lokale i bojkotuan, andaj në 4 komunat veriore u zgjodhën kryetar shqiptar. Por, qytetarët serb ka mundësi të mos...
    Lajme29 Shtator 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Nju Jork ka vizituar ekspozitën e artistit Petrit Halili të titulluar “Abetare”. Kurti për...
    Bota/Rajoni29 Shtator 2024
    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka publikuar në rrjetin e social Facebook një fotoalbum nga vizita që ka zhvilluar në New York,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.