Lifestyle

Sa minuta ecje në ditë ju duhen vërtet?

Sa minuta ecje në ditë ju duhen vërtet?
16:09 | 05 Gusht 2022

Pas shumë studimeve në mbarë botën, u zbulua se ecja ka një sërë përparësish; nga mbajtja në formë deri te shëndeti i trupit dhe mendjes sonë. Një shëtitje e përditshme do të çlirojë endorfinë dhe serotonin , të cilat janë të nevojshme për të luftuar hormonet e stresit. Megjithatë, ekspertët pajtohen se ulja e rrezikut të sëmundjeve të zemrës është përfitimi më i madh i këtij rekreacioni të thjeshtë.

Shumë studime sugjerojnë se ekziston një numër i caktuar minutash që duhet të synoni për të përmirësuar shëndetin tuaj kardiovaskular. Sipas Huffpost , vlerësohet se ecja për 21 minuta në ditë mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës me 30%. Ky raport special u publikua nga Harvard Health në vitin 2017, i cili gjithashtu sugjeron se ecja ul rrezikun e diabetit dhe kancerit, ul presionin e gjakut dhe kolesterolin dhe ruan shëndetin mendor.

 

‘Hot girl walk’: ekspertët pohojnë se kjo mënyrë ecjeje ndihmon shëndetin tuaj

Nëse nuk mund të ecësh 21 minuta menjëherë, është mirë. Mes punës, përgjegjësive dhe detyrave të shtëpisë, ndonjëherë të marrësh kohë për veten të duket si një skenar i pamundur. Filloni me ndryshime të vogla. Në vend të një makine, për distanca të shkurtra, vendosni të ecni. Një studim i vitit 2014 zbuloi se “për çdo minutë ecjeje të shpejtë që bënin gratë gjatë ditës, ato ulnin rrezikun e obezitetit me 5% .

Njerëzit që kanë rrezik minimal ose aspak kardiovaskular mund të parandalojnë sëmundjet, ndërsa ata që luftojnë me presionin e lartë të gjakut, kolesterolin e lartë, diabetin ose obezitetin mund të ecin për të arritur qëllimet e tyre shëndetësore dhe për të parandaluar goditjet e mundshme ose sulmet në zemër.

Përgatitni një podcast të mirë, disa këngë të preferuara ose një libër audio dhe pasi të investoni 20 minuta në veten tuaj, do të ndiheni të përmbushur dhe të lumtur./FrontOnline/

Loja e madhe ka filluar nga 31 Janar dhe vazhdon deri me 2 Shkurt në Petrol Company

Të tjera