×
  • Lajme
  • Lajme

    Sa kushtoi shenja “Mirë se vini në Prishtinë”, tregojnë nga Komuna

    FrontOnline
    22 Nëntor 2021

    Drejtoresha e Shërbimeve Publike në Prishtinë, Medina Braha ka folur për shenjën “Mirë se vini në Prishtinë”, e cila është bërë në hyrje të kryeqytetit.

    Ajo tha se ky projekt është realizuar në kuadër të një projekti më të gjerë që ka të bëjë me dekorimin e qytetit.

    “Ky është një projekt që është duke u realizuar në kuadër të një projekti më të gjerë që ka të bëjë me dekorimin e qytetit, kryesisht përmes gurëve dekorativ. Kemi filluar me “Mirë se vini në Prishtinë”, kjo ka qenë ideja që të fillohet me një mbishkrim të tillë, ku Prishtina si kryeqytet ta ketë një mbishkrim që i uron mirëseardhje kujto qe vjen këtu. Duke marrë parasysh se është kryeqytet e kemi bërë edhe në gjuhën angleze që ta kupton kushdo që vjen këtu”, tha ajo në Klan Kosova.

    Braha deklaroi se ky projekt është planifikuar në fillim të vitit.

    “Ky projekt është planifikuar qysh në fillim të vitit, pastaj së bashku me stafin e kemi identifikuar edhe lokacionin se cili do të ishte më i përshtatshëm, sepse jo secila hyrje e mundëson duke qenë se nuk ka hapësirë”, tha ajo.

    Braha tha se do të ketë projekte të ngjashme edhe në lokacione të tjera.

    “Si mbishkrim duhet të jetë nëpër hyrje të qytetit, ky ka qenë lokacioni më i përshtatshëm. Është e vështirë të gjendet edhe një lokacion tjetër sepse një shkronjë është 2 metra e gjatë, pra është një hapësirë e madhe që nevojitet. Në rrugën B i kemi dy ndërhyrje që po i bëjmë në kuadër të këtij projekti. Tek rrethi atje jemi duke e rregulluar në tërësi, do të ketë gjelbërim më shumë. Jemi duke dekoruar me gurë të Gllarevës”, u shpreh ajo.

    Tutje, Braha u tregoi se mbishkrimi tek hyrja e Prishtinës ka kushtuar 8 mijë euro.

    Dyfish n’plus me ArtMotion
    Nga Rubrika
    Lajme19 Korrik 2024
    Anëtari i Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, Hisen Berisha thotë për “Front Online” se vrasja e policit serb, nga i...
    Lajme19 Korrik 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme të Japonisë, ka thënë se zhvillimi ekonomik i Kosovës, është thelbësor, dhe sipas saj që nga shpallja...
    Lajme19 Korrik 2024
    Bekë Berisha, kryetar i Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes thotë për “Front Online” se rasti i vrasjes së policit serb,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni19 Korrik 2024
    Kërkimi për njeriun që vrau policin kufitar Nikolla Krsmanoviq dhe plagosi rëndë kolegun e tij Vjekoslav Iliq në Loznicë është ende në...
    Lajme19 Korrik 2024
    Instituti i Kosovës për Drejtësi sot do të publikojë raportin “Politizimi i KPM-së”. Ky raport është analizë e Projektligjit për Komisionin e...
    Lajme19 Korrik 2024
    Këshilli Gjyqësor i Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e radhës. Kjo është mbledhja e 330-të e tyre, duke filluar nga ora...
    Lajme19 Korrik 2024
    Sot në Kosovë do të mbizotërojë mot me diell dhe pjesërisht i vranët, ku nuk mungon mundësia për reshje shiu dhe shkarkime...
    Lajme18 Korrik 2024
    Franca nuk dëshiron konfrontime të reja në veri e të cilat mund të lindin lidhur me çështjen e hapjes së urës së...
    Bota/Rajoni18 Korrik 2024
    Ish-ambasadorin amerikan Gjermani dhe ish- i dërguar i SHBA-së për Ballkanin, Richard Grenell, ka një shans të mirë për t'u bërë Sekretar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.