[wp-story]

Ekonomi

Sa janë të sigurta paratë e kosovarëve në banka nga hajnat

Sa janë të sigurta paratë e kosovarëve në banka nga hajnat
18:16 | 05 Shtator 2019

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, vetëm këtë vit 5 banka janë vjedhur, ndërsa në të njëjtën periudhe të vitit të kaluar janë regjistruar 12 sulme fizike ndaj bankave në Kosovë.

Mirëpo, sipas zëdhënësit të Bankës Qendrore të Kosovës, Kushtrim Ahmeti, paratë e gatshme të bankave janë të siguruara.

Në këtë mënyrë, sipas tij humbjet që i ka banka në raste të tilla mbulohen nga vet ajo dhe nuk dëmtohen klientët e saj.

“Bankat i sigurojnë paratë e gatshme tek kompanitë e sigurimeve që janë të licencuara dhe rregullohen nga BQK-ja. Kostoja financiare që i shkaktohet një banke me rastin e ngjarjeve të tilla mbulohet nga vetë banka (përfshirë këtu kontratat siguruese që mund t’i kenë me Kompanitë e sigurimit) dhe asnjëherë nga klientët apo BQK-ja”, ka thënë ai në një intervistë për Gazetën InFokus

Ahmeti thekson se çështja e plaçkitjeve të bankave është përcjellur me kujdes nga BQK-ja.

 

Madje për këtë problematikë ata kanë nënshkruar edhe një marrëveshje bashkëpunimi me ministrinë e Brendshme, Policinë e Kosovës e Shoqatën e Bankave të Kosovës.

 

“Marrëveshja ka për qëllim avancimin e bashkëpunimit për ngritjen e nivelit të sigurisë në sektorin bankar në mënyrë që bankat, personeli i tyre dhe qytetarët të kenë një ambient sa më të sigurt për zhvillimin e aktivitetit të tyre”, thotë Ahmeti.

Se paratë e qytetarëve nuk preken, e thotë edhe kryetari i shoqatës së bankave të Kosovës, Petrit Balija.

 

Balija tregon se këtë vit ka rënë numri i grabitjeve në banka, por vazhdon të mbetet një problem serioz.

 

“Sipas të dhënave që kemi ne shihet që siguria fizike ka qenë në nivel dukshëm më të mirë gjatë vitit 2019 krahasuar me vitin paraprak pasi ka pasur më pak sulme mbi bankat, por mund të them se vazhdon të mbetet një problem serioz për sektorin bankar në Kosovë pasi sulmet edhe pse në numër më të vogël këtë vit ato vazhdojnë të karakterizohen me shkallë të lartë të dhunës dhe të kryera nën kërcënimin e armatimit të rëndë”, ka thënë Balija. /Front Online/

Bonus dhe Premium Kartela të cilat po i ofron Petrol Company, kartelat më të kërkuara nga klientët

Të tjera