×
  • Lajme
  • Lajme

    Sa i kushtoi Osmanit vizita tri ditore në Shqipëri?

    FrontOnline
    02 Janar 2021

    Para më shumë se një jave, ushtruesja e detyrës së Presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka realizuar një vizitë zyrtare në Shqipëri. Osmani atje ka zhvilluar disa takime me krerët më të lartë të shtetit. Por, sa i kushtoi buxhetit të shtetit kjo vizitë e saj?.

    Bazuar në informacionet e ofruara nga Presidenca, ushtruesja e detyrës së presidentit ka shpenzuar rreth 2 mijë e 500 euro për tri ditë vizitë.

    Shuma më e madhe e këtyre parave janë shpenzuar për mëditje dhe akomodim gjatë udhëtimit.

    Ndërkohë, për dreka zyrtare ka shpenzuar rreth 340 euro.

    Ndryshe, vizita e saj treditore është konsideruar si më e tensionuara që është bërë prej liderëve kosovarë atje.

    Në seancën ku mbajti fjalim, kryeministri Edi Rama zgjodhi të mos jetë fare i pranishëm. Madje edhe takimin me të e mbajti me dyer të mbylla dhe nuk organizoi fare konferencë për media pas takimit.

    E Osmanit nuk i erdhi mirë që Rama e priti pa protokoll. Madje, reagoi duke thënë se “Protokolli është i qartë, por është zgjedhja e z. Rama në këtë rast dhe duhet pyetur ai për një gjë të tillë”, shkruan Express.

    “Unë kam përfaqësu jo veten time si Vjosa Osmani por dy institucionet më të larta të Kosovës dhe qytetarët e Kosovës. Natyrisht miqësinë dhe mikpritjen më të madhe ne e mirëpresim në Shqipëri, sikur e kemi bërë edhe ne në Kosovë, pavarësisht cili politikan shqiptar ka ardhur në Kosovë, ne i kemi ofruar mikpritjen më të ngrohtë, që mund t’ia ofrojnë motra motrës apo vëllai vëllait. Pse një institucion më ka pritur ndryshe, një tjetër ndryshe, është çështje që duhet shtruar me ta” tha ajo.

    Kritika nuk mori vetëm Rama. Në Shqipëri reaguan edhe gazetarë të njohur si i njohur Andi Bushati dhe Mero Baze. Ky i fundit e quajti Osmanin “jeniçer” qe po tenton të bëhet e famshme duke sulmuar politikën e Shqipërisë. Diçka të tillë, sipas tij, kishte bërë edhe Albin Kurti.

    “Vjosa Osmani erdhi në Tiranë me mision anti-Ramë, as presidentët grekë nuk u sollën kështu”, shkroi Bushati.

    Osmani mori kritika edhe nga familja Jashari në Kosovë. Kjo sepse Osmani nuk përmendi UÇK’në fare në fjalimin e saj. Murat Jashari tha “Meqë i ka hy historisë dhe e ka kaluar UÇK-në e nuk e ka përmend, është gabim. Pa UÇK-në, ne sot nuk do të ishim të lirë”.

    Përveç kritikave, Osmani mori edhe lavdërime. Ata që po e përkrahin, por nuk e kanë në parti – Lëvizja Vetëvendosje, nuk hezituan ta mbrojnë për atë që bëri Osmani në Tiranë.

    Drejtori i VV’së në Shqipëri, Boiken Abazi, vazhdimisht ka shkruar duke thënë se pritja e Ramës për Osmanin ishte skandaloze.

    “Ata thjesht i shërbejnë me zellin e mercenarit padronit të tyre të radhës, Edi Ramës, që u fsheh kur Vjosa Osmani tregonte të vërtetën mbi Serbinë”, shkroi Abazi.

    Përveç VV’së, Osmani për fjalimin e saj mori lavdërime edhe nga opozita e Shqipërisë.

    Kredi me afat rekord të shqyrtimit dhe aprovimit
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Dita e sotme është përmbyllur me mbledhjen e të hyrave që tejkalojnë 500 milionë euro për Doganën e Kosovës. Kjo arritje paraqet...
    Kronika25 Prill 2024
    Dogana në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka parandaluar të mërkurën kontrabandimin e 500 pakove të cigareve dhe 300 kilogramëve duhan refuz....
    Lajme25 Prill 2024
    Kuvendi e ka miratuar në lexim të parë ndryshimin e Projektligjit për zyrtarët publikë. 61 deputetë kanë votuar pro këtij projektligji. Projektligji...
    Të tjera
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Një skemë mashtrimi përmes faturave fiktive, me vlerë 1 milion euro në dëm të shtetit shqiptar është parandaluar në kohë nga Prokuroria...
    Vip25 Prill 2024
    Vëllai i Madh u ka dhënë dje një mision sekret të gjitha vajzave të shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ato nuk...
    Lajme25 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti pati sot një mëngjes pune në Fondacionin Bertelsmann me, siç tha, personalitete të rëndësishme e studiues, në mesin e...
    Lajme25 Prill 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka akuzuar mazhorancën në Kuvend se po manipulon me votat e deputetëve. Në seancën...
    Lajme25 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësi Arben Vitia i është përgjigjur pyetje të deputetëve në seancën e Kuvendit të Kosovës. Ministria Vitia ka thënë se...
    Lajme25 Prill 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, Raporti i Freedom House për Kosovën e dëshmon zërin opozitarë se kjo Qeveria Kurti...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.