[wp-story]

Kronika

Sa euro ia vodhën hajnat Pal Lekajt?

Sa euro ia vodhën hajnat Pal Lekajt?
19:51 | 16 Janar 2020

Ministrit në detyrë të Infrastrukturës, Pal Lekajt kur i kishte ndodhur një grabitjet, i kishin marr disa stoli ari dhe argjendi si dhe 100 euro para të gatshme.

Këtë grabitje e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, duke bërë të ditur se kjo vjedhje kishte ndodhur rreth orës 17:55, ku disa persona kishin hyrë në dhomën e gjumit të ministrit Lekaj.

“Qagllavicë 15.01.2020, 17:55,  Ankuesi mashkull, K-shqiptar, ka raportuar për një rast vjedhje. Vjedhja është kryer në një shtëpi nga persona të dyshuar të cilët  në dhomën e fjetjes kishin vjedhur disa stoli ari dhe argjendi si dhe 100 € para të gatshme”, thuhet në njofimin e policisë.

Tutje në njoftimin e policisë thuhet se “Njësitë relevante policore kanë dal në vendin  e ngjarjes dhe do ta trajtojnë rastin”, thuhet më tutje në raportin e policisë.

Benzinë vetëm 1.05 euro në Petrol Company e shumë zbritje tjera në “Be Happy Restorant” dhe Market

Të tjera