Ruzhdi Shehu, kryetari i Junikut, brenda dy ditësh i ka arritur dy suksese të rëndësishme për komunën që e drejton.
Pasi që një ditë më parë Shehu u rendit në mesin e pak kryetarëve të komunave që kanë realizuar më shumti premtime gjatë zgjedhjeve, një tjetër e arritur u dëshmua edhe sot.
Sipas projektit të mbështetur nga qeveria suedeze dhe organizata tjetra ndërkombëtare, Juniku e ka arritur koutën maksimale 100% të hapësirave të gjelbra publike.
Janë vetëm edhe tri komuna tjera që e kanë arritur këtë përqindje maksimale: Ferizaj, Suhareka dhe Dragashi.
Një publikim i tillë është bërë nga organizata joqeveriare, Ec Ma Ndryshe, e cila kujdesët për monitorimin e komunave në fushën e hapësirave të gjelbra për qytetarë.
Të kujtojmë se Shehu gjatë këtij mandati si kryetar i Junikut ka arritur t’i realizonte mbi gjysmën e premtimeve të dhëna dhe se është ndër kryetarët, i cili ka realizuar më së shumti nga premtimet e tij.
Shehu para marrjes së mandatit, i kishte pasur gjithsej 35 premtime, për të cilat është zotuar se do t’i realizojë gjatë këtij mandati, si kryetar i Komunës së Junikut. Por shumica nga to nuk mbeten vetëm premtime. Pasi që kryetari aktual i Junikut ka arritur t’i realizonte 21 prej tyre.
Sipas të dhënave të Institutit GAP, nga 35 premtimet e dhëna gjatë fushatës, Shehu ka realizuar plotësisht 21 nga to. Tri nga to janë gjysmë të përfunduara. Gjashtë nga premtimet janë duke u realizuar pasi që tashmë ato kanë filluar. /Ballkani.info/