×
  • Lajme
  • Lajme

    Rutte: NATO do të punojë me këdo që do ta udhëheqë Kosovën

    FrontOnline
    12 Shkurt 2025

    Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se pret që pas zgjedhjeve në Kosovë, të ketë një Qeveri stabile dhe se NATO-ja do të punojë me këdo që do të udhëheqë me vendin. Ai e ka thënë këtë në një konferencë me gazetarët, ku ka folur për takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare, që zhvillohet të enjten në selinë e kësaj aleance në Bruksel, përcjell Radio Evropa e Lirë

    “Ky ka qenë një proces demokratik. Ajo që ne kuptojmë është se i kemi rezultatet fillestare, por ende po vazhdon numërimi i votave dhe do t’i kemi edhe rezultatet finale. Dhe, bazuar në rezultatet deri tash duket se do të ketë një qeveri të koalicionit”, ka thënë Rutte.

    “Natyrisht, ne sigurojmë që do të punojmë me këdo që do të udhëheqë me vendin. Dhe natyrisht u dëshirojmë të gjithë politikanëve gjithë të mirat në drejtimin e hapësirës politike dhe që të sigurojnë që të ketë një qeveri stabile sa më parë që të jetë e mundur”, ka thënë Rutte.

    Të dielën, më 9 shkurt, në Kosovë u mbajtën zgjedhjet parlamentare.

    Nga rezultatet preliminare të publikuara deri më tash nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Lëvizja Vetëvendosje, i ka fituar 40.81 për qind të votive

    Partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës, i ka fituar 22.16 për qind të votave, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës i ka siguruar 17.60 për qind të votave.

    Koalicioni mes Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës dhe NISMA-s, fitoi 7.46 për qind të votave. Ndërkohë, Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve të Kosovës, i fitoi 4.43 për qind të votave.

    Zgjedhjet e 9 shkurtit ishin zgjedhjet e para të rregullta që Kosova ka mbajtur që nga shpallja e pavarësisë.

    Vëzhguesit thanë se zgjedhjet ishin të qeta, me disa parregullsi, por pa incidente të mëdha.

    Dalja ishte 40.59 për qind e mbi 1.9 milion votuesve me të drejtë vote në Kosovë. Paraprakisht, për këto zgjedhje ka votuar edhe diaspora, nëpërmjet postës, por edhe fizikisht në disa përfaqësi diplomatike të Kosovës në botë.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Mars 2025
    NATO nuk kishte asnjë rol në procesin e konsultimit në lidhje me Deklaratën për Forcimin e Bashkëpunimit Mbrojtës, e cila u nënshkrua...
    Lajme22 Mars 2025
    Tour operatori më i madh shqiptar, PrishtinaTicket, ka zgjeruar ofertën e saj të fluturimeve duke prezantuar tre destinacione kryesore suedeze: Malmö, Göteborg...
    Lajme22 Mars 2025
    Familja e ish-presidentit Hashim Thaçi, pas përfundimit të të pames për kryefamiljarin e tyre të ndjerë, Haxhi Thaçin, përmes një komunikate dërguar...
    Të tjera
    Ekonomi22 Mars 2025
    Ish-ministrja e Financave dhe nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas deklarimeve të kryetarit të Bordit të ZRRE-së, se rryma nga...
    Lajme22 Mars 2025
    Vigan Qorolli i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili aktualisht është zëvendësministër në detyrë i Drejtësisë, foli me drojë për mundësinë e një qeverie...
    Vip22 Mars 2025
    Sipas burimeve të sigurta për Anabel, Luana do të rikthehet në ekran pas një periudhe gati dyvjeçare, pas eksperiencës së saj me...
    Kronika22 Mars 2025
    Policia në Gjakovë në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës ka realizuar një operacion, pas pranimit të informatave të besueshme...
    Bota/Rajoni22 Mars 2025
    Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vëngu, ka publikuar marrëveshjen e plotë në mes të Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës në fushën e...
    Lajme22 Mars 2025
    Bashkëshortja e Hashim Thaçit, Lumnije Thaçi, ka përfunduar vizitën te ai në hapësirat e EULEX-it ku ish-presidenti kaloi natën. Para zyrave të...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.