Rusia ka regjistruar shifër rekorde të infeksioneve me koronavirus për herë të tretë për një periudhe prej rreth një jave.
Gjatë 24 orëve të kaluara, në këtë shtet u regjistruan 27.543 raste të reja, duke e çuar në mbi 2 milionë e 215 mijë shifrën e përgjithshme të të prekurve, shkruan The Guardian.
Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 496 të vdekur. Numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 38.558.
Kjo ishte hera e tretë nga e shtuna që Rusia regjistroi rekord të rasteve dhe viktimave të koronavirusit për 24 orë.
Pavarësisht rritjes së rasteve, të cilat presidenti Putin javën e kaluar i përshkroi si alarmuese, Rusia nuk ka vendosur për izolim si në disa shtete evropiane.
Autoritetet në shumë rajone kanë kërkuar përdorim të maskave në vende publike dhe e kanë kufizuar numrin e punëtorëve në zyra, por nuk kanë marrë vendim për izolim të rreptë në shtëpi.

Të tjera
-
08:56 | 25 Dhjetor 2020
-
08:55 | 25 Dhjetor 2020
-
08:34 | 25 Dhjetor 2020
-
08:19 | 25 Dhjetor 2020
-
08:16 | 25 Dhjetor 2020
-
08:00 | 25 Dhjetor 2020
-
07:48 | 25 Dhjetor 2020
-
07:44 | 25 Dhjetor 2020
-
07:43 | 25 Dhjetor 2020
-
07:42 | 25 Dhjetor 2020
-
07:40 | 25 Dhjetor 2020
-
07:30 | 25 Dhjetor 2020