Gjuha:
×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rusia po e fsheh gjendjen me pandeminë: Spitalet po mbi popullohen me kufoma

    FrontOnline
    2 vite më parë

    Pamjet e spitaleve të mbipopulluara tregojnë se numri aktual i vdekjeve në shtetin rus është shumë më i lartë sesa tregojnë të dhënat zyrtare.

    “Trupi i pajetë bartet me një barelë në repartin e spitalit ndërsa pacientët me coronavirus po luftojnë për jetën e tyre vetëm disa metra larg. Gruaja e moshuar po merr frymë fort dhe lufta e saj e dëshpëruar për frymëmarrje dëgjohet në sfondin e një videoje nga shumë video shqetësuese që po shfaqet nga spitalet anembanë Rusisë”, raportoi CNN.

    “Kështu duken netët tona, të frikshme”, dëgjohet një zë i një burri në një video eksklusive të CNN-it nga një sindikatë mjekësore e opozitës ruse, e cila tha se u filmua në mes të tetorit nga një anëtar i stafit të spitalit në Ulyanovsk, një qytet rreth 700 km në lindje të Moskës.

    Kjo video e tmerrshme është vetëm një nga disa që mori televizioni amerikan dhe që zbulojnë kushtet e frikshme në spitalet e mbipopulluara. Disa pamje tregojnë mortje me trupa të zhveshur të grumbulluar njëra mbi tjetrën në dyshemetë e ndyra, në skena më shumë si zona lufte sesa spitale.

    Ndërsa Rusia përpiqet të vërë nën kontroll pandeminë, videot janë një nga disa shenjat që tregojnë se numri i të vdekurve është shumë më i lartë sesa tregojnë shifrat zyrtare.

    Ndryshe, spekulohet se numri aktual është dhjetë herë më i lartë sesa tregohet zyrtarisht.

    Petrol Company zbret çmimet në Ditën e Verës: Benzinë 1.70 euro dhe Diesel 1.85 Euro për litër
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni23 Mars 2023
    Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një shkollë të mesme të qytetit të Rovigos në Itali, ku për pasojë dy nxënës...
    Bota/Rajoni23 Mars 2023
    Qindra mijëra njerëz kanë vendosur të vazhdojnë grevat dhe protestat në Francë të enjten, pasi presidenti Emmanuel Macron u zotua të çojë...
    Bota/Rajoni23 Mars 2023
    Një tjetër tërmet i fortë është ndjerë në Kahramanras, në një nga zonat më të goditura nga tërmeti i parë që ka...
    Të tjera
    Bota/Rajoni23 Mars 2023
    Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një shkollë të mesme të qytetit të Rovigos në Itali, ku për pasojë dy nxënës...
    Vip23 Mars 2023
    Historia e Instagramit të Luizit ka momentalisht më shumë vëmendje se loja e tij brenda. Nga Luiz Ejlli, u kthye në Ina...
    Lajme23 Mars 2023
    Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu në një takim në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shqipëri, e ka konsideruar marrëveshjen...
    Bota/Rajoni23 Mars 2023
    Qindra mijëra njerëz kanë vendosur të vazhdojnë grevat dhe protestat në Francë të enjten, pasi presidenti Emmanuel Macron u zotua të çojë...
    Lajme23 Mars 2023
    Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se koha kur Vetëvendosje ka pasur dorë në partinë e tij ka vdekur. Abdixhiku, mes...
    Lajme23 Mars 2023
    Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i është kundërpërgjigjur kryeministrit, Albin Kurtit. Abdixhiku i është drejtuar Kurtit duke thënë se...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.