×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rusia ka raportuar raste të llojit AY.4.2, për të cilin thonë se është më ngjitës sesa delta

    FrontOnline
    21 Tetor 2021

    Rusia ka raportuar disa infeksione me një variant të ri të covid-19 që besohet të jetë më ngjitës se delta, njoftoi agjencia e lajmeve RIA të enjten.

    Është e mundur që varianti AY.4.2 të përhapet më shpejt, citohet të ketë thënë shkencëtari Kamil Khafizov nga RIA. Kjo mund të shkaktojë një përhapje të re dhe madje edhe më të shpejtë të infeksionit, dhe Rusia po përballet me rekorde të pashembullta prej ditësh.

    Varianti i ri përfundimisht mund të zëvendësojë deltën, megjithëse procesi mund të jetë i ngadalshëm, tha Khafizov.

    Presidenti Vladimir Putin miratoi këtë javë një propozim të qeverisë për një pushim njëjavor që të fillojë më 1 nëntor pasi numri i vdekjeve në të gjithë Rusinë në 24 orët e fundit të mërkurën arriti rekorde të reja. Kishte 1,028 vdekje dhe 34,073 të infektuar rishtas.

    Varianti AY 4.2 është zbuluar tashmë në Mbretërinë e Bashkuar dhe disa vende të tjera evropiane, dhe Izraeli njoftoi të mërkurën se ka identifikuar rastin e parë në territorin e tij.

    Nën-varianti AY 4.2 përbën rreth 6 përqind të mostrave të sekuencuara, njoftoi Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar javën e kaluar, por nuk është nën hetim dhe nuk është etiketuar si një variant shqetësues.

    François Balloux, drejtor i Institutit të Gjenetikës në UCL në Londër, tha se varianti i ri ishte ende i rrallë dhe nuk dukej të ishte më ngjitës se të tjerët./FrontOnline/

     

    Po vjen “Cyber ZERO” eventi që jep përgjigje për çdo lloj kërcënimi online
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Bashkimi Evropian duhet të ndërmarrë masa për të ndihmuar Finlandën që të ndalë fluksin e emigrantëve përmes Rusisë, tha kryeministri finlandez, Petteri...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një tërmet i fortë ka goditur mëngjesin e kësaj të premteje Turqinë. Mediat turke raportojnë se, tërmeti ka qenë me magnitudë 5.6,...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Izraeli ka kryer një sulm ndaj Iranit, raportuan mediat amerikane duke cituar zyrtarë qeveritarë amerikanë. Ky duket të jetë sulm hakmarrës pas...
    Të tjera
    Ekonomi19 Prill 2024
    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe Zëvendës Presidentja për Evropë dhe Azi Qendrore në Bankën Botërore, Antonella Bassani, kanë...
    Ekonomi19 Prill 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë mori pjesë në programin solemn “Dita e Ulqinit - Folklori i Ulqinit”, organizuar nga Ambasada...
    Lajme19 Prill 2024
    Dje ka diplomuar gjenerata e 59-të e policisë së Kosovës, ku 445 pjesëtarë të rinj kanë veshur uniformen dhe sot kanë nisur...
    Lajme19 Prill 2024
    “Në prillin që nuk njihte pranverë më të vështirë; në vend se t’i gëzohej triumfit të lirisë; atje lart në majat e...
    Lajme19 Prill 2024
    Sot bëhen 11 vjet nga Marrëveshja e 19 prillit e vitit 2013 mes Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri Albin Kurti ka përkujtuar  nënshkrimit...
    Lajme19 Prill 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur rreth procesit të referndumit që të dielen e 21 prillit pritet të mbahet në komunat...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.