×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rusia i jep ultimatum Serbisë: Me ne ose me Perëndimin

    FrontOnline
    13 Gusht 2020

    Mediet ruse në ditët e fundit janë duke njoftuar për hapin e Serbisë, për blerjen e sistemit raketor kinez të mbrojtjes kundërajrorë FK-3.

    Sipas mediave ruse, është e pakuptueshme se si Serbia është përcaktuar për sistemin kinez FK-3, në vend të sistemeve ruse S-300 dhe S-400, kur dihet që Serbia zyrtarisht kishte kërkuar nga Rusia që në vitin 2021, ushtria serbe të pajiset me sistemin rus S-300.

    Në lidhje me vendimin e Serbisë për blerjen e sistemit kinez FK-3, për mediat ruse është prononcuar edhe drejtori i Qendrës për Analiza të Strategjive dhe Teknologjive, Ruslan Pukhov.

    Ai beson që Kina t’i ketë ofruar Serbisë kushte me të volitshme për blerjen e sistemit kinez, pasi që sistemi rus S-400 nuk është sistem i lirë.

    Edhe Pukhalo sikurse Potapov e vë në dyshim sistemin kinez i cili është kopje e sistemit rus S-300.

    Pukhov e vë në pyetje edhe sinqeritetin e udhëheqësve serbë, ai thotë se gjendja shpirtërore e elitës politike serbe është shumë kontradiktore. Një pjesë e elitës serbe e sheh të ardhmen e Serbisë me Perëndimin.

    Për Vuçiq thotë se ndjenjat pro-ruse pasqyrohen në një farë mase, pra jo plotësisht.

    Për fund ai e kritikon Serbinë dhe thotë se duhet të përcaktohet, pra të rreshtohet me Perëndimin ose Rusinë.

    “Nëse donë që të shkojë ka perëndimi, atëherë duhet të armatosen me armatime me standard të NATO-së, ndërsa nëse donë të ketë raporte me Rusinë atëherë duhet të blejë pajisje ushtarake nga Rusia”, thotë Pukhov.

    Në lidhje me vendimin e Serbisë për blerjen e sistemit kinez dhe tërheqjes nga planet për blerjen e sistemit rus S-300, është shprehur edhe eksperti ushtarak rus, Mikhail Potapov.

    Ai thotë se blerja e sistemit rus S-300 do ishte më lehtë të inkorporohet në sistemin e mbrojtjes kundërajrore serbe, kur kihet parasysh që Serbia tani më ka në shfrytëzim sistemin kundërajror rus Pancir-S.

    Sipas Potapov, sistemi Pancir-S, është krijuar që të punojë ne një sistem të vetëm me S-400 dhe çfarëdo sistemi tjetër që do të koordinohen në mes veti.

    Ai thotë që sistemi kinez FK-3 është kopje e keqe e sistemit rus S-300 dhe ka edhe shumë mangësi. Problem tjetër sipas Potapov është edhe trajnimi i personelit për të përdorur dy sisteme të ndryshme, sistemin kinez FK-3 dhe Pancir-S.

    Rusët besojnë që vendimi i Serbisë për blerjen e sistemit kinez mund të jetë edhe formë e presionit ndaj Rusisë, që Rusia të ofrojë çmim më të volitshëm, pasi që është interes i Rusisë që në Serbi të ketë komplekset e saja të mbrojtjes kundërajrore. /Telegrafi

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Së paku 32 persona janë vrarë pasi trupat izraelite kanë hapur zjarr ndaj banorëve të Gazës që kërkonin ndihma ushqimore. Sipas ministrisë...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha sot se Kievi i ka dërguar Moskës një ofertë për të mbajtur një raund tjetër bisedimesh...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Andy Byron, drejtori ekzekutiv i kompanisë teknologjike “Astronomer” me seli në Nju Jork, ka dhënë dorëheqjen nga roli i tij pasi u...
    Të tjera
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha sot se Kievi i ka dërguar Moskës një ofertë për të mbajtur një raund tjetër bisedimesh...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Andy Byron, drejtori ekzekutiv i kompanisë teknologjike “Astronomer” me seli në Nju Jork, ka dhënë dorëheqjen nga roli i tij pasi u...
    Lajme19 Korrik 2025
    Brenda më pak se dhjetë ditësh, dy nga institucionet më të mëdha financiare ndërkombëtare – Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar –...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Policia e Shtetit zbuloi në komunën e Vorës, pjesë e Bashkisë së Tiranës, një magazinë ku falsifikoheshin etiketat e skadencës së produkteve...
    Lajme19 Korrik 2025
    Partia Guxo ka prezantuar zyrtarisht kandidatin që do të jetë bartës i listës në komunën e Gjilanit, në zgjedhjet lokal të 12...
    Lajme19 Korrik 2025
    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albin Kurti, sonte në Prizren ka prezantuar publikisht kandidatin e partisë së tij për kryetar komune. Në...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.