×
  • Lajme
  • Lajme

    Rushiti: Nominimi për Çmimin Nobel, mundësi që krim*et e luftës të njihen globalisht

    FrontOnline
    22 Janar 2025

    Feride Rushiti dhe Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) janë nominuar për Çmimin Nobel për Paqe për vitin 2025.

    Nominimi u bë nga deputeti i Parlamentit suedez, Magnus Jacobsson, i cili, në një letër dërguar Komitetit të Institutit Norvegjez të Nobelit, theksoi se ky vendim u mor për të njohur “kontributet e jashtëzakonshme” të Rushitit dhe QKRMT-së “në avancimin e të drejtave të njeriut, dinjitetit të të mbijetuarve dhe shërimin e plagëve të luftës të komuniteteve”.

    Feride Rushiti ndau për euronews.al, mendimet e saj për këtë arritje të rëndësishme duke e cilësuar si një mundësi të mirë që krimet e luftës në Kosovë të njihen globalisht. Ajo tha se nuk kishte pasur informacione paraprake për nominimin duke theksuar se fillimisht ajo kishte pasur një takimi rastësor me deputetin Jacobsson në verën e vitit 2022, në kuadër të takimeve me ndërkombëtarët, ku ndajnë përvojat dhe diskutojnë për sfidat që hasin.

    “Gjatë një bashkëbisedimi në Zoom me stafin e organizatës, mësova për nominimin dhe më pas më informoi dhe ambasadorja e Kosovës në Suedi, gjithashtu lajmi u përhap në media dhe rrjete sociale”, tha Rushiti.

    Ajo tha se ky është një vlerësim nga më të lartit që mund t’i bëhen një individi dhe kauzës që përfaqëson, duke shtuar se ky është një moment krenarie jo vetëm për të, por edhe për shoqërinë kosovare.

    “Është një mundësi për të nxjerrë në pah këtë kauzë në një nivel ndërkombëtar dhe për të siguruar që krimet e luftës të njihen globalisht” shtoi ajo.

    Ky nominim është një njohje e rëndësishme për punën e palodhur të Feride Rushitit dhe QKRMT-së në mbështetje të të mbijetuarve të torturës dhe viktimave të luftës në Kosovë.

    Nga Rubrika
    Lajme19 Shkurt 2025
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër urimi nga homologu i tij çek, Petr Fiala, me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë...
    Lajme19 Shkurt 2025
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur sot në Selinë Qendrore, ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot. LDK-ja...
    Lajme19 Shkurt 2025
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu. Bëhet e ditur se Kurti...
    Të tjera
    Bota/Rajoni19 Shkurt 2025
    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka folur për ndarjen e fondeve të USAID-it dhe përdorimin e tyre në...
    Lajme19 Shkurt 2025
    Ehat Miftaraj, drejtor Ekzekutiv i KDI-së, për FrontOnline, kërkesën e PRSK-së, bërë pranë Gjykatës Themelore që Albin Kurti, të paraqitet në këtë Prokurori...
    Sport19 Shkurt 2025
    Sot në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës është hedhur shorti i çerekfinales së Kupës së Kosovës në futboll. Me këtë...
    Vip19 Shkurt 2025
    Vserlo duket se së fundmi ka pasur një moment jo edhe aq të mirë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big...
    Lajme19 Shkurt 2025
    Besian Mustafa nga LDK ka thënë se Lumir Abdixhiku ka marrë mbi 85 për qind të votave të partisë. “Kryetari i LDK-së...
    Lajme19 Shkurt 2025
    Presidentja Vjosa Osmani, ka pranuar një mesazh urimi nga Sekretarja e Përgjithshme e Frankofonisë, Luise Mushikiëabo, me rastin e 17-vjetorit të shpalljes...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.