Ekonomi

Rukiqi: Shqipëria vendi me më së shumti barriera jotarifore për produktet nga Kosova

Rukiqi: Shqipëria vendi me më së shumti barriera jotarifore për produktet nga Kosova
12:57 | 11 Shkurt 2020

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi në një postim në “Facebook”, ka kërkuar që kryeministri Albin urti gjatë takimit të sotëm me homologun Edi Rama t`ia kujtoj barrierat ekonomike që Shqipëria po aplikon ndaj Kosovës, transmeton Koha.net.

“Ia rikujtoni Kryeministrit Rama, në takimin që e keni sot, që pas Serbisë, Shqipëria mbetet vendi me më së shumti barriera jotarifore për produktet nga Kosova. Produkte të caktuara kosovare më lehtë eksportohen në Skandinavi se në Shqipëri. Niveli i këmbimeve tregtare mes dy vendeve, është jo më shumë se këmbimet mes dy kompanive mesatare evropiane”, ka shkruar Rukiqi.

Bonus dhe Premium Kartela të cilat po i ofron Petrol Company, kartelat më të kërkuara nga klientët

Të tjera