×
  • Lajme
  • Lajme

    Rukiqi kritikon qeverinë: Të rinjtë, rrugë të vetme po e shohin migrimin

    FrontOnline
    03 Nëntor 2024

    Anëtari i Kryesisë së LDK-së Berat Rukiqi, pas vendimit të qeverisë për rritjen e pagave të punëtorëve në sektorin publik, thotë se partia në të cilën ai është, ka bërë propozimin e saj të koeficientit.

    Ai deklaroi se qytetarët “janë të dërmuar dhe pashpresë nga siguria e jetesës”.

    “Ne e kemi propozuar koeficientin tonë, ne jemi në opozitë. Ne nuk mund të bëjmë tani rritje tjetër, por normalisht me udhëheqjen e qeverisë, koeficienti 150 është dukshëm më stabil më i qëndrueshëm dhe normalisht edhe me më shumë ndikim te xhepat e secilit shërbyes publik. Kur them me më shumë ndikim pozitiv për shkak se me një anë e adreson rritjen e çmimeve, dhe në anën tjetër e adreson nevojën që ti mbajmë këta shërbyes në Kosovë, që pavarësisht pagës shumica prej tyre thellësisht të dërmuar nga siguria e jetesës në kuptim të asaj se a kanë mjete të mjaftueshme me i paguar faturat e veta”.

    Rukiqi gjatë intervistës për Ekonomia Online, tha se qytetarët janë realisht të pashpresë, ngase gjatë katër viteve Qeveria Kurti nuk ka përmbushur asnjë premtim.

    Ai premtoi se nëse LDK-ja do të jetë në krye të shtetit, javën e parë të qeverisjes do të sigurojnë qytetarëve paga të dinjitetshme, përcjell Klankosova.tv.

    Rukiqi vlerëson se qeveria nuk ka krijuar kushte të shkollimit, trajnimeve, e as vend pune për të rinjtë, sipas tij për këtë arsye ata “rrugë të vetme e shohin migrimin”.

    “Raporti i Progresit dje thekson që  33.4 % e të rinjve në moshë pune d.m.th. që janë të moshës së re dhe që janë të aftë për punë as nuk janë në vend pune e as nuk janë duke u shkolluar dhe as nuk janë duke e ndjekur ndonjë trajnim, dhe sipas të njëjtit raport po këta të rinj duke mos pasur as shkollim, as trajnime, as vend pune rrugë të vetme e shohin migrimin”.

    Nga Rubrika
    Lajme06 Dhjetor 2024
    Enver Hoxhaj i PDK-së ka reaguar pas aktakuzës së re ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi nga Gjykata Speciale. Hoxhaj shkroi në Facebook “Me...
    Lajme06 Dhjetor 2024
    Doarsa Kica-Xhelili, deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, është deklaruar lidhur me veprimet e Lëvizjes Vetëvendosje, pasi që anëtarët e...
    Lajme06 Dhjetor 2024
    Zyra e Prokurorit të Specializuar sot ka njoftuar se ka ngritur akuza të reja kundër Hashim Thaçit për vepra penale që ndërlidhin...
    Të tjera
    Bota/Rajoni06 Dhjetor 2024
    Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj deklaroi se i mirëpriste hapat procedurale të kryera nga prokuroria e posaçme në lidhje me...
    Vip06 Dhjetor 2024
    Sonte në prime u diskutua 12 orëshi i Anës dhe Kevinit. Po ashtu u shfaq një klip me momente intime në mes...
    Lajme06 Dhjetor 2024
    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kritikuar Qeverinë e kryeministrit Albin Kurtit për mungesën e masave të duhura për mbrojtjen e...
    Vip06 Dhjetor 2024
    Ozi ka sqaruar lidhjen që ka pasur me Anën para se të hynte, kjo e fundit në Big Brother VIP Kosova 3....
    Lajme06 Dhjetor 2024
    Për të shtunën parashikohet gjatë orëve të para të 24-orëshit të kemi depërtimin e frontit të ftohtë nga veriperëndimi me lëvizje në...
    Lajme06 Dhjetor 2024
    Banka Botërore është e përkushtuar për të ndihmuar në sanimin e dëmeve të shkaktuara në kanalin e Ibër-Lepencit, pas sulmit terrorist. Kështu...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.