Ekonomi

Rukiqi: ​Oda Ekonomike Greke zotohet se do të lobojë për njohjen e Kosovës nga Greqia

Rukiqi: ​Oda Ekonomike Greke zotohet se do të lobojë për njohjen e Kosovës nga Greqia
15:42 | 09 Qershor 2021

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka pritur sot në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Greqisë, Constanitos Michalos.

Pas takimit, kryetari Rukiqi ka thënë se vizita e Michalos, është mjaftë e rëndësishme, deri sa ka shtuar se nga përfaqësuesi i Odës Ekonomike Greke u zotua se do të angazhohet për njohjen e Kosovës nga Greqia.

“Kjo vizitë vjen në një momentum të rëndësishëm, pas vizitës së ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë i cili realisht ka kriju një momentum të ri në kuptimi të avancimit ekonomik sidomos për projektet që parashihen në një të ardhme të afërt në sektorin e energjisë, dhe realisht kjo na bën edhe neve si Odë Ekonomike mjaftë edhe kurreshtar por edhe mjaftë të përkushtuar që të jemi pjesë e intensifikimit të këtij bashkëpunimi me këmbimin e këtyre vizitave”, ka thënë Rukiqi.

E, derisa ka folur për takimin me të, Rukiqi ka deklaruar se beson që shumë shpejtë raportet Kosovë-Greqi do të avancohen dhe kjo e fundit do ta njohë Kosovën.

“Kjo është vizita më e lartë e një delegacioni ekonomik nga vendet e Bashkimit Evropian dhe kjo tregon për peshën që Greqia i jep sot raporteve ekonomike me Kosovën, e besoj që shumë shpejtë edhe do të kulminojnë edhe në raporte më të avancuara politike me njohjen nga ky vend i rëndësishëm i Bashkimit Evropian”, u shpreh Rukiqi.

Rukiqi, ka treguar se Michalos, u zotua se do të lobojë njëjtë siç ka bërë me marrëveshjen e Prespës ku është hapë edhe bashkëpunimi mes Greqisë dhe Maqedonisë Verirore njëjtë ta bëjë tani edhe në kuptim të pjesës që lidhet me njohjen e Kosovës nga ana e Greqisë.

“Z. Michalos u zotua edhe për pjesën politike, qysh ka lobuar për marrëveshjen e Prespës, të njëjtën ta bëjë edhe për pjesën që lidhet me njohjen e Kosovës nga ana e Greqisë”, ka shtuar Rukiqi.

Kurse, kryetari i Odës Ekonomike të Greqisë, Constanitos Michalos, deri sa ka falënderuar kryetarin Rukiqi për mikpritjen, tha se për një bashkëpunim të mirë ekonomik mes vendeve nevojitet bashkëpunim i mirë politik.

“Jemi këtu për të përçuar mesazh, për të kapërcyer boshllëqet. Për të hapur dyert e zhvillimit për komunitetin e biznesit, në një mjedis të globalizuar. Kjo shërben si mesazh për ne, si për botën politike, jo vetëm në Greqi dhe Evropë, për të bërë presion tek pjesëmarrësit për njohje të Kosovës. Dhe në këtë frymë, unë kam ofruar një ftesë për të vizituar Greqinë në mënyrë që të mund të kemi takime ndërmjet bizneseve. Dhe sigurisht, fakti që kryeministri i ri do të vizitojë në korrik Greqinë si folës në Konferencën madhore të mbajtur nga ‘The Economist’ mendoj që është hap i rëndësishëm, dhe ne do ta vëzhgojmë situatën për së afërmi”, tha ai.

Ndryshe, javën e kaluar Kosovën e ka vizituar edhe ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias./FrontOnline

 

Konferencë për media pas takimit në mes të kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi me kryetarin e Odës Ekonomike të Greqisë, Constanitos Michalos

Konferencë për media pas takimit në mes të kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi me kryetarin e Odës Ekonomike të Greqisë, Constanitos Michalos

Posted by Front Online on Wednesday, June 9, 2021

Loja e madhe ka filluar nga 31 Janar dhe vazhdon deri me 2 Shkurt në Petrol Company

Të tjera