×
  • Lajme
  • Lajme

    Rugova i LDK-së propozon Rexhep Ismajlin e Jusuf Buxhovin për president

    FrontOnline
    21 Gusht 2020

    Zyrtari nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Naser Rugova, ka thënë se akademikët si Rexhep Ismajli ose Jusuf Buxhovi do të ishin kandidatë briliantë për pozitën e presidentit.

    Në emisionin Info Magazinë në Klan Kosova, Rugova ka shtuar se çdo prezantim i Ismajli apo Buxhovit në arenën ndërkombëtare, do t’i bënte nder shtetit dhe popullit të Kosovës.

    “Nganjëherë nevojiten intelektualët e mirëfilltë që kuptojnë nga proceset politike, historia dhe diplomacia”.

    “Për shembull, kandidatë brilantë për president do të mund të ishin akademik Rexhep Ismalji dhe Jusuf Buxhovi”.

    “Kush mund t’i kontestojë këta nga aspekti i njohurive të proceseve politike?”.

    “Kanë qenë pjesë e atij ideimit të konceptit të Kosovës si shtet i pavarur, flasin gjuhë të huaja, kanë njohuri të thella, kanë edhe miqësi personale qoftë në rrafshin diplomatik dhe atë intelektual”.

    “Thjeshtë nuk janë aktiv në parti politike, por të dy janë të afërt me LDK-ë dhe në momente të caktuara kanë bërë distancë dhe mund të kontribuojnë, mund ta unifikojnë popullin”.

    Rugova ka shtuar se ka edhe mjaft personalitete të tjera që kanë dije, guxim, vullnet që çështjen e Kosovës ta çojnë tutje dhe të hapin perspektiva të reja për rininë kosovare.

    “Çdo prezantim i tyre në arenën ndërkombëtare na bën neve nder si shtet dhe popull. I përmenda këta dy emra sepse kam guximin politik edhe intelektual. Në LDK kultura e debatit dhe propozimit nuk censurohet”.

    “Jemi lodhur nga politikanët nga pak të ngjyrosur; prandaj i përmenda këto dy personalitet. Njoh edhe me dhjetëra personalitete të tilla të cilët do t’i afronin subjektet politike”.

    “Konsideroj se do të ishte emancipim politik që subjektet politike t’i pranonin personalitetet e tilla. Do të ishte një vendim kualitativ që do ta ndihmonte shumë këtë vend dhe do të hapte koncepte të reja. Do të ishte një mesazh i fuqishëm te miqtë ndërkombëtarë”.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka arrestuar shtatë shtetase të huaja, të dyshuara për marrje me prostitucion. Ato janë arrestuar në kuadër të planit...
    Kronika14 Korrik 2025
    Policia rajonale e Ferizajt ka njoftuar se javën e kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 681 gjoba dhe ka pezulluar 20 patentë...
    Lajme14 Korrik 2025
    Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është shprehur thellësisht e pakënaqur me vendimin e Gjykatës së Apelit të...
    Të tjera
    Lajme14 Korrik 2025
    Universiteti i Prishtinës ka publikuar rezultatet preliminare të provimeve pranuese për afatin e parë të studimeve bachelor të cilat janë mbajtur javën...
    Lajme14 Korrik 2025
    Organi Shqyrtues i Prokurimit e ka hedhur si të palejuar ankesën e një operatori ekonomik sa i përket projektit A3. OSHP ia...
    Lajme14 Korrik 2025
    Sot është mbajtur seanca e radhës për rastin e Liridona Ademajt, ku vëllai i saj, Leonardi rrëfeu dëshminë e tij. Në këtë...
    Lajme14 Korrik 2025
    Aktgjykimi i Gjykatës së Apelit në Dhomat e Specializuara të Kosovës i ka rrëzuar shumicën e argumenteve të ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare...
    Lajme14 Korrik 2025
    Për shkak të mungesës së të akuzuarit Burim Mazreku, ka dështuar të mbahet seanca e së hënës në Gjykatën Themelore në Prishtinë...
    Sport14 Korrik 2025
    Granit Xhaka duket se po bëhet me klub të ri. Gazetari sportiv gjerman Florian Plettenberg e ka hedhur bombën. Sipas tij, futbollisti...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.