×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Ruçi uron Harris: SHBA aleati kryesor strategjik i Shqipërisë

    FrontOnline
    21 Janar 2021

    Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, i ka dërguar një letër urimi Zëvëndëspresidentes dhe Kryetares së Senatit të SHBA, Kamala Harris.

    Ruçi është shprehur se nën drejtimin vizionar të Harris Senati i ShBA do të vazhdojë të kryejë me sukses rolin e tij si tempulli më prestigjioz i debatit politik në botën e sotme dhe garantuesit të demokracisë amerikane.
    “Mbështetja juaj si Kryetare e Senatit për miratimin e politikave parësore të Presidentit Biden për kapërcimin me sukses të pandemisë Covid-19, ringritjen ekonomike, harmoninë sociale e njerëzore, ndryshimet e klimës dhe fuqizimin e koalicionit të vendevçe demokratike, për përballimin e zgjidhjen e problemeve të planetit, janë garancitë për një lidership më të fortë të Shteteve të Bashkuara dhe kontributin e tyre për një botë më mirë, më të zhvilluar, me më shumë mirëqenie, siguri e paqe.”, shkruan ai në letër, raporton Tch.

    Në fund Ruçi është shprehur se SHBA-ja është aleati kryesor strategjik i Shqipërisë dhe se bashkëpunimi midis Senatit të ShBA dhe Kuvendit të Shqipërisë do të fuqizohet e zgjerohet.

    Ditën e djeshme Joe Biden u emërua zyrtarisht presidenti i 46-të i SHBA-së dhe Kamala Harris si zëvëndëspresidente, duke u bërë kështu gruaja e parë në Amerikë që merr këtë detyrë të rëndësishme.

    Letra e plot e Ruçit:

    “Me rastin e fillimit të detyrës Tuaj të lartë të Zëvëndëspresidentes së ShBA dhe njëkohësisht të Kryetares së Senatit të ShBA, kam nderin t’iu dërgoj urimet më të përzemërta në emër të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe në emrin tim personal.

    Jam plotësisht i bindur se, nën drejtimin tuaj vizionar e dinamik, si një juriste e shquar dhe udhëheqëse moderne, Senati i ShBA do të vazhdojë të kryejë me sukses rolin e tij si tempulli më prestigjioz i debatit politik në botën e sotme dhe garantuesit të demokracisë amerikane.

    Mbështetja juaj si Kryetare e Senatit për miratimin e politikave parësore të Presidentit Biden për kapërcimin me sukses të pandemisë Covid-19, ringritjen ekonomike, harmoninë sociale e njerëzore, ndryshimet e klimës dhe fuqizimin e koalicionit të vendeve demokratike, për përballimin e zgjidhjen e problemeve të planetit, janë garancitë për një lidership më të fortë të Shteteve të Bashkuara dhe kontributin e tyre për një botë më mirë, më të zhvilluar, me më shumë mirëqenie, siguri e paqe.

    SHBA janë aleati kryesor strategjik i Shqipërisë dhe une jam shpresëplotë që bashkëpunimi midis Senatit të ShBA dhe Kuvendit të Shqipërisë do të fuqizohet e zgjerohet gjatë mandatit Tuaj.”, shkruan në letrën e urimit Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruci.

    Kush ështe kosovari THE VICTOR që synon tregun e jashtëm? (video)
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni10 Prill 2024
    Në përfundim të muajit të shenjtë të Ramazanit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj uroi të gjithë besimtarët gëzuar Fitër Bajramin....
    Bota/Rajoni10 Prill 2024
    Myslimanët kanë falur namazin e Fitër Bajramit në Jerusalem për të shënuar fundin e muajit të agjërimit të Ramazanit. Qindra besimtarë ndoqën...
    Bota/Rajoni10 Prill 2024
    Ministrja e Jashtme australiane, Penny Wong, ka lënë të nënkuptoj se Australia mund të njohë shtetin e Palestinës. Megjithatë Hamasi nuk mund...
    Të tjera
    Lajme10 Prill 2024
    Muslimanët kanë dy festa, dy bajrame, Bajramin e Ramazanit dhe Bajramin e Kurbanit. Këtë qartë e ka theksuar Muhammedi a.s. në një...
    Bota/Rajoni10 Prill 2024
    Ministrja e Jashtme australiane, Penny Wong, ka lënë të nënkuptoj se Australia mund të njohë shtetin e Palestinës. Megjithatë Hamasi nuk mund...
    Lajme10 Prill 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë. Era do fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej...
    Lajme10 Prill 2024
    Në Xhaminë e Madhe në Prishtinë është falur namazi i Fitër Bajramit. Besimtarët myslimanë u mblodhën për të falur namazin e kësaj...
    Lajme10 Prill 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit. Kurti mes tjerash theksoi se mëshira...
    Lajme10 Prill 2024
    Myftiu Naim Tërnava ka folur pas faljes së Fitër Bajramit. Ai e ka nisur fjalimin e tij për familjen e shëndoshë. Ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.