[wp-story]

Bota/Rajoni

‘Ruajeni nusen nga vëllai im’/ Burri kërkesë nga burgu për t’i dhënë lamtumirën e fundit gruas, por nuk u lejua

‘Ruajeni nusen nga vëllai im’/ Burri kërkesë nga burgu për t’i dhënë lamtumirën e fundit gruas, por nuk u lejua
14:55 | 11 Janar 2020

Enkeleda Çapoku, 39-vjeçarja e cila u masakrua me hanxhar e me levë hekuri nga kunati 34 vjeç, Erdet Çapoku, u përcoll sot për në banesën e fundit nga familjarë, miq e të afërm, të shokuar pas krimit të rëndë.

Nderkohe burime për “Panorama.al” bejne me dije se burrit te saj qe eshte ne burg nuk i eshte dhene leje per te qene i pranishem ne ceremoni e per t’i dhene lamtumiren e fundit bashkeshortes se ndjere.

capoku-enkeleda

Pas krimit të rëndë që ndodhi në Paskuqan, Policia shoqëroi për të marrë në pyetje të afërmit e viktimës dhe të autorit. Nga deklarimet që ata dhanë para oficerëve të Policisë, duket se krimi ishte paralajmëruar.

Madje, edhe bashkëshorti i Enkeledës, i cili ndodhet në burg, ishte i frikësuar se i vëllai mund t’u bënte keq gruas e vajzës.

Ai herë pas here i porosiste të afërmit që shkonin ta takonin në burg, që t’i ruanin nusen dhe vajzën nga i vëllai.

Në bisedën e fundit që kishte bërë me autorin e dyshuar, kur ky i fundit ka shkuar ta takojë në burg për t’i dërguar fotografitë e Enkeledës, ai ishte frikësuar edhe më shumë.

Duke qenë se vetë e kishte të pamundur ta mbronte, Elton Çapoku i kishte thënë motrës dhe vëllait tjetër të tij që ta mbanin larg Erdetin nga Enkeleda.

Ndërsa u kishte kërkuar që të mos e lejonin të shkonte më në takim me të në burg, sepse nuk donte që të fliste më me të.

Sipas dëshmive që kanë dhënë vëllai e motra e autorit të dyshuar, kjo mund të jetë një nga arsyet pse Erdet Çapoku ishte acaruar edhe më shumë kohët e fundit, derisa arriti të vriste kunatën.

“Petrol Company” ndihmon më shumë se 200 familje për festën e Fitër Bajramit (VIDEO)

Të tjera