×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rrugë të bllokuara, orteqe dhe viktima, Evropa e mbuluar nga bora

    FrontOnline
    15 Janar 2021

    Një javë pas stuhisë Filomena, ushtria vazhdon të pastrojë borën në Madrid.

    Pjesa më e madhe e vendit vazhdon të mbetet e mbuluar nga bora, pas stuhisë më të fortë në dekada të tëra, dhe ushtria nuk ndalet në përpjekjet e saj për të pastruar rrugët nga bora dhe akulli në kryeqytet dhe në bashkitë e tjera të rajonit të Mmadridit.

    Kryebashkiaku i Madridit, i kërkoi një ditë më parë qeverisë ta shpallte qytetin zonë të katastrofës natyrore, duke paralajmëruar se dëmi i shkaktuar nga stuhia e borës e fundjavës së kaluar do të kushtonte të paktën 1.4 miliardë euro.

    Edhe në pjesë të tjera të Evropës situata është kritike. Autoritetet në Zvicër kanë paralajmëruar për rrezik orteqesh në rajonet malore të vendit alpin pas reshjeve të dendura të borës ditët e fundit. Transporti publik në Zyrih ka ndalur tramvajet dhe shërbimet e autobusëve duke thënë se bora ka rrëzuar pemë dhe ka bllokuar aksesin në disa trajektore.

    Disa rajone në Zvicër kanë regjistruar deri në 80 cm borë në 24 orë ndërkohë që një pjesë e rajonit, në kufirin me Izolinë, është izoluar nga pjesa tjetër e vendit për shkak të bllokimit të rrugëve. Shumë rrugë janë mbyllur për shkak të orteqeve apo pemëve të rrëzuara edhe në rajonin perëndimor të Austrisë, në Tirol. Atje ka patur ndërprerje të energjisë elektrike ndërsa në gjermani, policia raportoi se një 72 vjeçare kishte humbur jetën pasi një pemë, e rënduar nga bora, kishte rënë mbi të ndërsa ajo po shëtiste qenin e saj, raporton TCh.

    Ndërkohë, qyteti francez i Strasburgut ka rritur nivelin e alarmit për shkak të reshjeve të borës pasi një sasi e konsiderueshme mbuloi rrugët duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve.

    Prince Coffee House tani edhe në Vjenë të Austrisë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Izraeli ka kryer një sulm ndaj Iranit, raportuan mediat amerikane duke cituar zyrtarë qeveritarë amerikanë. Ky duket të jetë sulm hakmarrës pas...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Uashingtoni e ka konfirmuar dhe ka dhënë një shpjegim se pse ShBA ka vendosur të vë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Kandidati për president Donald Trump do të jetë sot sërish në sallën e gjyqit ndërsa procesi për përzgjedhjen e jurisë vazhdon. Zoti...
    Të tjera
    Lajme19 Prill 2024
    Pas arrestimit të dy të rinjve në Schaffhausen, të dyshuar si bashkëpunëtorë të rrjetit terroist ISIS, dalin në dritë detaje të reja...
    Lajme19 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar burrin që tri gra në Ferizaj e raportuan se i ka kanosur verbalisht. Me vendim të prokurorit,...
    Lajme19 Prill 2024
    Nexhat Uglanin, kryesues i Kuvendit Komunal në Mitrovicën e Veriut për FrontOnline thotë se nuk do të ketë sukses votimi i 21...
    Lajme19 Prill 2024
    Një tentim vrasje ka ndodhur dje në Gjakovë ku janë përfshirë disa meshkuj dhe janë arrestuar tre të dyshuar. Atyre i janë...
    Lajme19 Prill 2024
    Dyshohet se sulmoi seksualisht një grua, arrestohet një burrë në Malishevë Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Malishevë, meqë dyshohet...
    Lajme19 Prill 2024
    Një mashkull ka sulmuar një mashkull tjetër në Ferizaj, duke i shkaktuar dhunë fizike. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.