×
  • Lajme
  • Lajme

    Rritja e rasteve me Covid alarmon kryeministrin Hoti, thërret në takim inspektorët

    FrontOnline
    14 Tetor 2020

    Gjatë ditëve të fundit është rritur numri i të infektuarve me COVID-19 në vend. Kjo ka alarmuar edhe shefin e Qeverisë, Avdullah Hotin, i cili sot ka thirrur në takim drejtorët komunalë të Inspeksionit.

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës të martën ka njoftuar se për 24 orë janë konfirmuar 98 raste të reja me koronavirus.

    Shifrat e të infektuarve kanë shënuar rritje. Derisa para një jave numri i të infektuarve nuk shkonte mbi 50, tash numri i rasteve krahasuar me atë javë pothuajse është dyfishuar.

    Express mëson se për shkak të rritjes së rasteve pozitive, kryeministri Hoti do të takohet sot me drejtorët komunalë të Inspeksionit.

    Kjo do të bëhet për të diskutuar rreth masave anti-Covid.

    “Kryeministri Hoti sot do të takohet me drejtorët komunalë të Inspeksionit për të diskutuar rreth masave anti-Covid. Ky është një mobilizim gjithëpërfshirës sepse situata ka filluar të ndryshojë, pas rritjes së numrit të të infektuarve”, kanë bërë të ditur burime të gazetës.

    Ndërkohë, numri total i të infektuarve me koronavirus në vend ka shkuar në 16 mijë e 345.

    649 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19, ndërkaq 12 mijë e 405 të tjerë janë shëruar.

    Aktualisht, 1 mijë e 291 persona po përballen me koronavirusin.

    Masat e deritanishme që ka marrë Qeveria e Kosovës për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë mbajtja e maskës, mbyllja e lokaleve të gastronomisë në orën 23:30, kufizimi i lëvizjes, mbyllja e kufijve tokësorë dhe ajrorë, ndalimi i tubimeve, e të tjera.

    Ministria e Shëndetësisë së fundmi ka publikuar Udhëzuesin Përdorimi i maskave dhe mbulesave të fytyrës në komunitet, i cili tregon kur dhe ku duhet të vendoset maska, si masë mbrojtëse ndaj koronavirusit.

    Ndërkohë, vendosja e maskës është bërë e obligueshme nga data 13 korrik e këtij viti.

    Me vendim të Qeverisë, të gjithë qytetarët e Kosovës, janë të obliguar që t’i vendosin maskat mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.

    Më 26 gusht ka hyrë në fuqi edhe Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

    Në bazë të këtij Ligji, qytetarët të cilët nuk vendosin maskën dënohen me 35 euro gjobë.

    Ai person që është vendosur në izolim apo karantinë dhe tenton të largohet dënohet me gjobë 500 euro dhe rikthehet në izolim.

    Kushdo që hyn në zonën karantinë të Republikës së Kosovës dhe nuk izolohet apo karantinohet, siç është përcaktuar me vendim të organit kompetent, dënohet me 500 euro gjobë.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme15 Shtator 2024
    Që nga fillimi i qeverisjes Kurti II, u është premtuar pensionistëve të vendit se do të kenë rritje. E, si duket kjo...
    Lajme15 Shtator 2024
    Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka potencuar se premtimi i Vetëvendosjes për ndërtimin e 160 çerdheve ishte pritur me entuziazëm. Ai thotë...
    Lajme15 Shtator 2024
    Deputeti i LVV-së, Ardian Gola ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj  lidhur me situatën në veri të Kosovës....
    Të tjera
    Lajme15 Shtator 2024
    Anëtari i Komisionit Parlamentar për Arsim, nga radhët e PDK-së, Ardian Kastrati ka folur për Front Online lidhur me premtimin e VV-së...
    Lajme15 Shtator 2024
    Gjashtë të akuzuarve për huliganizëm dhe sulm ndaj personit zyrtar gjatë protestave të 2015-ës, ish-asamblistit të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës,...
    Sport15 Shtator 2024
    Barcelona do të rikthehet në afatin kalimtar të janarit për të kryer transferime dhe për ta përforcuar skuadrën. Gjiganti katalunas synon që...
    Bota/Rajoni15 Shtator 2024
    Kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s tha se çështja nëse duhet të lejohet Ukraina që të sulmojë thellë brenda Rusisë me armë...
    Lajme15 Shtator 2024
    Tre persona janë arrestuar dje më 14 shtator në kuadër të operacionit “Kolonia” në Fushë Kosovë dhe Prishtinë, për substanca të dyshuara...
    Lajme15 Shtator 2024
    Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka thënë se brenda shtat muajve të këtij vit është vërejtur një rënie e ndjeshme në numrin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.