[wp-story]

Lajme

Rritja e numrit të Ministrive, flet drejtori i OJQ-së me të cilën nënshkruan zotimin para zgjedhjeve Kurti dhe Osmani

Rritja e numrit të Ministrive, flet drejtori i OJQ-së me të cilën nënshkruan zotimin para zgjedhjeve Kurti dhe Osmani
14:39 | 14 Janar 2020

Gjatë ditës së sotme në media ka qarkulluar lajmi se Lëvizja “Vetëvendosje” mbrëmë i ka bërë një ofertë të re Lidhjes Demokratike të Kosovës, për të arritur marrëveshje për formimin e Qeverisë. Sipas ofertës së re, për të cilën nga Lëvizja Vetëvendosje nuk kanë kthyer përgjigje, Qeveria e re pritet që t’i ketë 14 ministri, dy më shumë se që është zotuar kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurti.

Kurti para takimit me liderin e LDK-së, Isa Mustafa, para mediave pati thënë se Qeveria e tij do t`i ketë 12 Ministri.

“Sot do të vazhdojmë bisedimet për krijimin e një qeverie, ku unë si kryeministër i ri do t’i udhëheq 12 Ministri. Këto bisedime do t’i zhvilloj me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën. Ne kemi harmonizuar programin tonë qeverisës 100%. Shpresoj e besoj që, qysh jemi marrë vesh për programin, sot do të merremi vesh për ndarjen e përgjegjësive për këto ministri”, pati thënë Kurti, raporton portali “Front Online”.

E gjatë fushatës elektorale të dy kandidatët për kryeministër të Kosovës Albin Kurti e Vjosa Osmani kanë nënshkruar zotimin e organizatës “Demokracia Plus” ku thuhet se Qeveria e ardhshme  do t’i ketë deri në 15 Ministri, me nga dy zëvendësministra për ministri.

Image may contain: textImage may contain: text

Shtimin e numrit të Ministrive nga Lëvizja Vetëvendosje nuk e sheh  problem drejtori ekzekutiv i Organizatës “Demokracia Plus (D+)”,  Valmir Ismajli. Ai për “Front Online” ka thënë se  shtimi i Ministrive nga 12 në 15 nuk është shkelje e premtimit nga dy liderët e partive, sipas  tij shtimi i numrit të ministrive duket  ide më reale sesa idea ambicioze për vetëm 12 Ministri, siç kanë premtuar liderët gjatë takimeve të mbajtura për arritjen e marrëveshjes për formimin e Qeverisë.

“Një qeveri me 15 Ministri është pranueshme, sepse në të njëjtë kohë kemi edhe zvogëlim të dukshëm të qeverisë, por në të njëjtën kohë nuk do të shkaktojmë kaos tek shërbimi civil për shkak të ndryshimeve të mëdha, si dhe në rastin specifik kjo u mundëson dy partnerëve kryesor të koalicionit që të tejkalojnë problemet për formimin e qeverisë. Si përfundim, shtimi i Ministrive nga 12 në 15 nuk është shkelje e premtimit për zvogëlim të qeverisë, përkundrazi duket më reale sesa idea ambicioze për vetëm 12 ministri’, ka thënë Ismajli për “Front Online”.

Ai ka thënë se ideja e LVV-së e LDK-së që numri u Ministrive të jetë më i vogël se 15 është mirëpritur nga organizata “D+”, por në praktikë zbatimi i saj është vështirë i realizuar, pasi që fuzonimi i sektorëve është problem .

“Krahas shumë akterëve tjerë edhe ne si organizatë kemi bërë thirrje që qeveria e ardhshme të jetë më e vogël. Konkretisht ne patëm kërkuar që qeveria mos të ketë më shumë se 15 Ministri, përderisa LDK dhe VV-ja patën shku përtej kësaj duke premtuar vetëm 12 Ministri. Kjo ide është mirëpritur, mirëpo në praktikë është vështirë që të zbatohet jo vetëm për shkak të natyrës së subjekteve tona politike për sa më shumë pushtet, por edhe për shkak se në praktikë fizonimi i disa sektorëve është problematik dhe edhe nëse ndodh duhet kohë më e gjatë që të bëhet”, ka deklaruar Ismajli.

/Front Online/

 

Super zbritje në “Petrol Company”

Të tjera