×
  • Lajme
  • Lajme

    Rritja e çmimit të rrymës, Murati: Si qeveri s’kemi kontroll mbi çmimet e importit, aq sa kemi për çmimin e naftës

    FrontOnline
    16 Prill 2025

    Ministri ‘‘i dorëhequr’’, Hekuran Murati, u pyet për vendimin e sotëm të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për rritjen e çmimit të rrymës.

    Ai tha se qeveria s’e ka në kontroll çmimet e importit, ndërsa tha se aty ku kanë kontroll – në KEK –  s’ka pasë rritje.

    “Në pjesën ku Qeveria ka kontroll, së paku në afatshkurt sepse qeveritë e mëhershme kanë pasë kontroll ndoshta në mënyrë të tërthortë se si të ndikohet që të kemi furnizim më të qëndrueshëm e të përballueshëm…sa na përket neve gjatë këtij mandati, pra çka ka qenë në kontrollin e qeverisë është çmimi i energjisë elektrike që KEK e prodhon sa e shet. Pra, vazhdon të jetë çmimi i njëjtë 30 euro për megavat orë, asnjë cent s’është rritur si rezultat i ndonjë vendimi apo insistimi të qeverisë”.

    Murati tha se çka ka ndikuar në rritjen e tarifave mund të jenë dy çështje: kostot operacionale që i miraton ZRRE dhe është çmimi i furnizimit nga importi.

    “Ne si qeveri nuk kemi kontroll mbi çmimet e importit aq sa nuk kemi kontroll për çmimin e naftës”, tha Murati derisa i udhëzoi gazetarët t’i drejtohen ZRRE-së për këtë çështje.

    “Ngjashëm është edhe me energjinë elektrike.  Ka pasë rritje në bursat ndërkombëtare, nga ku blihet dhe importohet energjia elektrike. Jemi përkujdesur që te komponenta ku kemi mundësi që të mos shkaktohet rritje, jemi përkujdesur të mos ketë”.

    Nga Rubrika
    Lajme27 Prill 2025
    Hykmete Bajrami nga LDK, ka thënë se kallëzimi penal është duke u hartuar. Kjo erdhi pasi bashkëpartiaku i saj, Arben Gashi pati...
    Lajme27 Prill 2025
    Deputeti i zgjedhur i VV-së, Hekuran Murati është deklaruar për media pas dështimit të radhës për të konstituimit të Kuvendit. Ai thotë...
    Lajme27 Prill 2025
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami është deklaruar pas dështimit të seancës së shtatë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Ajo tha se...
    Të tjera
    Lajme27 Prill 2025
    Daut Haradinaj nga AAK-, ka thënë se edhe seanca e sotme konstituive do të zgjasë shkurt. Kjo pasi sipas tij, kandidati për...
    Lajme27 Prill 2025
    Pak më parë Front Online ka raportuar për një aksident, ku Treni godet një veturë afër tregut të automjeteve në zonën Industriale...
    Lajme27 Prill 2025
    Minsitri në detyrë i Financave Hekuran Murati para fillimit të vazhdimit të seancës tha se sot “duhej të ishte ditë pushimi”. “Jemi...
    Lajme27 Prill 2025
    Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, i pyetur nëse kanë arritur marrëveshje gjatë 48 orëve, tha se kjo pritet që të...
    Lajme27 Prill 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh deputeti, Memli Krasniqi ka folur para fillimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Ai...
    Lajme27 Prill 2025
    Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, tha se nuk kanë pasur ndonjë ftesë nga Lëvizja Vetëvendosje për të diskutuar rrugëdaljen nga kriza e...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.