×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rritet numri i viktimave në luftën Azerbajxhan – Armeni

    FrontOnline
    30 Shtator 2020

    Aleatët e NATO-s, Franca dhe Turqia, kanë shkëmbyer akuza të ndërsjella të mërkurën, ndërsa tensionet ndërkombëtare janë rritur pas luftimeve më të ashpra mes Azerbajxhanit dhe forcave etnike armene që nga mesi i viteve 1990-ta, shkruan agjencia Reuters.

    Në ditën e katërt të luftimeve, Azerbajxhani dhe enklave armene Nagorno-Karabakh kanë akuzuar njëra-tjetrën për granatime përgjatë vijës së kontaktit që i ndan ata në Kaukazion Jugor të paqëndrueshëm.

    Është raportuar për disa të vdekur dhe qindra të lënduar që kur filluan luftimet të dielën, që janë bartur tash përtej kufijve të enklavës, duke kërcënuar te një luftë totale mes Azerbajxhanit e Armenisë.

    Rishpërthimi i një prej “konflikteve të ngrira” nga kolapsi i Bashkimit Sovjetik ka ngritur shqetësimet për stabilitetin në Kaukazin Jugor, një korridor për transportimin e naftës dhe gazit natyror në tregjet botërore dhe ka ngritur frikën se mund të përfshihen në këtë fuqitë rajonale Rusia dhe Turqia.

    Disa nga aleatët e Turqisë në NATO janë të alarmuar me qëndrimin e Ankaras për Nagorno-Karabakhun, një territor që gjendet brenda Azerbajxhanit por udhëhiqet nga armenit, por nuk njihet nga asnjë shtet si republikë e pavarur.

    Duke përsëritur deklarimet e presidentit Recep Tayyip Erdogan, ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, ka thënë të mërkurën se Turqia do të bëjë “çfarëdo që është e nevojshme”, kur është pyetur nëse Ankara do të ofrojë përkrahje ushtarake nëse Azerbajxhani e kërkon atë.

    Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, e ka falënderuar më vonë Turqinë për përkrahjen, por ka thënë se shteti nuk ka nevojë për ndihmë ushtarake. Ai ka thënë se luftimet do të ndalen nëse forcat armene largohen menjëherë “nga territori azer”.

    Cavusoglu në anën tjetër ka kritikuar solidaritetin francez ndaj armenëve, duke thënë se i bie që përkrahet okupimi armen në Azerbajxhan.

    Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, shteti i të cilit ka shumë qytetarë me rrënjë armene, është kundërpërgjigjur gjatë një vizite në Letoni. Ai ka thënë se Franca është shumë e shqetësuar nga “mesazhet si të luftës” nga Turqia dhe me këo hiqet çdo pengesë për Azerbajxhanin që të ripushtojë Nagorno-Karabakhun.

    “Nuk do të pranojmë këtë”, ka thënë Macron.

    Parisi ka thënë se dëshiron që Grupi i Minskut – i udhëhequr nga Rusia, Franca dhe SHBA-ja dhe ndërmjetësuesit mes Armenisë dhe Azerbajxhanit – të diskutojnë për luftimet. Liderët e BE-së po ashtu do të diskutojnë konfliktin në samitin këtë javë, është thënë nga burime nga Qeveria e Gjermanisë.

    Të mërkurën, në mediumet armene është thënë se janë vrarë tre civilë dhe lënduar disa tjerë nga një predhë që goditi në qytetin Martakert në Nagorno-Karabakh.

    Një person është vrarë dhe tre janë plagosur nga sulmi armen në qytetin Horadiz të Azerbajxhanit, është dhënë nga zyra e Prokurorit në Azerbajxhan, duke çuar shifrën totale të civilëve azerbajxhanasë të vrarë që nga e diela në 15.

    Për shkak të punimeve në rrjet në këto zona do ketë ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mëngjesin e sotëm e nisi me një urim për nxënësit që nisin vitin e ri shkollor. Ai...
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Rreth 350 mijë nxënës në Shqipër nisin këtë vit të ri shkollor ndërsa 28 mijë prej tyre ulen për herë të parë...
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Agjencia e inteligjencës së brendshme të Gjermanisë ka paralajmëruar kundër një grupi që i përket inteligjencës ushtarake ruse (GRU) i njohur si...
    Të tjera
    Kronika09 Shtator 2024
    Një grua në Lipjan është intervistuar nga policia pasi që e njëjta e kishte kanosur dhe tentuar ta sulmonte familjaren e saj....
    Lajme09 Shtator 2024
    Sot bëhet hapja solemne e konferencës shkencore “Java e Albanologjisë”, në ora 10:00. Pjesëmarrës do të jetë kryeministri Albin Kurti. Kurtit do...
    Kronika09 Shtator 2024
    Një person është raportuar i zhdukur në Malishevë. Policia ka njoftuar se rasti po hetohet. “PERSON I ZHDUKUR- Malishevë / 08.09.2024-23:20. Me...
    Kronika09 Shtator 2024
    Policia ka njoftuar se një burrë është therur me thikë dje në Deçan. Pas trajtimit në QMF’në e Deçanit, ai është dërguar...
    Lajme09 Shtator 2024
    Deputetja nga radhët e “Lidhjes Demokratike të Kosovës”, Rrezarta Krasniqi në një prononcim për Front Online ka deklaruar se nuk pret asgjë...
    Front TV09 Shtator 2024
    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, sot me mëngjes ka adresuar kritika ndaj kryeministrit Albin Kurti. Ajo e ka quajtur Kurtin demagog, dhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.