×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rritet numri i të infektuarve me virusin e ri në Maqedoni

    FrontOnline
    20 Shkurt 2021

    Shënon rritje numri i rasteve të reja me variantin e ri të virusit Covid-19 në Maqedoni të Veriut. Brenda dy ditëve është regjistruar një rritje prej 30% e të infektuarve me virusin britanik.

    Megjithatë ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe deklaroi se nuk ka nevojë për masa të reja restriktive, duke qetësuar opinionin se për momentin shteti disponon kapacitete të mjaftueshme për pacientët e prekur.

    “Kemi evidentuar rritje të numrit të pacientëve me variantin e ri të virusit, gjatë periudhës së kaluar. Nga 20% sa ishin evidentuar periudhën para dy ditësh, rezultatet treguan se ky numër është rritur deri në 50% nga numri total i të diagnostikuarve. Po analizojmë gjendjen në gjithë territorin e vendit dhe shohim se ka një rritje të lehtë të numrit të të hospitalizuarve në krahasim me muajin e kaluar – tha Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

    Vaksinimi i punonjësve shëndetësor ka vazhduar dhe sot. Numri i mantelbardhëve që janë vaksinuar ka kaluar numrin 700, ndërsa procesi po rrjedh deri në orën 20.00 në mbrëmje, për të vazhduar të hënën.

    “Deri më tani janë vaksinuar rreth 760 punonjës shëndetësor. Vendimi është që me sasitë e para që kanë ardhur, vaksinimi të zbatohet vetëm në punktet e Spitalit modular në Shkup. Tanimë kanë filluar edhe institucionet tjera. Dje ishin për vaksinim punonjës shëndetësorë nga Kavadari dhe Prilepi. Vetëm të dielën nuk punon punkti. Tani po bëhen dhe listat e mjekëve amë dhe për momentin procesi mirë po rrjedhë, ka radhë dhe menaxhim të mirë të vaksinimit – u shpreh Venko Filipçe.

    Për momentin numri i pacientëve pozitiv të cilët shërohen nëpër repartet infektive të vendit është 622, ndërsa rreth 420 krevate janë të lira nëpër Qendrat Covid.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni20 Korrik 2025
    Me qëllim të rritjes së parametrave të sigurisë detare, Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare nga Ksamili në Koman ka bllokuar 30...
    Bota/Rajoni20 Korrik 2025
    Një 51-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht të dielën në fshatin Kutalli të Dimalit. Sipas njoftimit të policisë, 51-vjeçari ishte duke prishur një...
    Bota/Rajoni20 Korrik 2025
    Tre persona kanë rënë në pranga pas sherrit të një dite më parë në Ksamil. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se...
    Të tjera
    Bota/Rajoni20 Korrik 2025
    Një 25-vjeçar është arrestuar në Tropojë, nën dyshimin se kishte therur me thikë një 18-vjeçar për motive të dobëta. Rasti sipas policisë...
    Lajme20 Korrik 2025
    Nesër deputetët do të mblidhen për të 50-ën herë në përpjekje për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Janë bërë mbi tre muaj...
    Lajme20 Korrik 2025
    Policia e Kosovës brenda një dite ka shqiptuar 2212 gjoba trafiku ndaj atyre që nuk kanë respektuar rregullat Sipas statistikave të përgjithshme,...
    Lajme20 Korrik 2025
    Dogana dhe Policia e Kosovës, gjatë një operacioni kontrolli në dy barnatore në qytetin e Gjilanit dhe Vitisë, ka zbuluar dhe sekuestruar...
    Bota/Rajoni20 Korrik 2025
    Një vatër zjarri është aktivizuar mëngjesin e sotëm në zonën e Sotiranit, në fshatin Dukat të Vlorës. Ky zjarr rrezikon dhe Parkun...
    Lajme20 Korrik 2025
      Njohësi i ekonomisë, Arton Muhaxheri, për “Front Online” ka folur lidhur me bllokimin e 882 milionë eurove nga Plani i Rritjes...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.