×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Rriten shkurorëzimet në Prishtinë, 177 raste vetëm këtë vit

    FrontOnline
    01 Janar 2021

    Përhapja e pandemisë Covid-19 ka ndikuar negativisht gati në çdo sferë të jetës.

    Pasojat po vërehen edhe në raportet martesore tek çiftet.

    Këtë vit, në Komunën e Prishtinës, numri i çifteve që i kanë dhënë fund martesës së tyre është rritur.

    Kështu ka bërë të ditur për Front Online, nënkryetari i komunës, Muhedin Nushi.

    Ai tha se gjatë këtij viti janë shkurorëzuar 177 çifte.

    “Numri i shkurorëzimeve është 177 dhe është numër më i lartë se sa ka qenë në vitin 2019. Dua të potencoj këtu se ende nuk ka përfunduar viti dhe të gjitha informacionet më të detajuar mund t’i marrim nga Zyra e Gjendjes Civile pas përfundimit të vitit ku do t’i kemi të gjitha nënkategoritë e tyre ku do të mund t’i definojmë detajet”, tha ai.

    Nushi tha se këtë vit janë kurorëzuar 1287 çifte, 1109 kurorëzime të rregullta dhe 187 kurorëzime jashtë vendit.

    “Janë kurorëzuar 1287 çifte nga të cila kurorëzime ndahen në dy nënkategori d.m.th kemi kurorëzime të rregullta të banorëve të Republikës së Kosovës në Komunën e Prishtinës, gjithsej të regjistruar si kurorëzime të rregullta janë 1109 ndërsa i kemi edhe 187 kurorëzime jashtë vendit. Kjo jashtë vendit nënkupton se të dy janë banorë të Republikës së Kosovës, por martesën e kanë lidhë në një vend jashtë Kosovës, prandaj ato duhet të evidentohen këtu”, tha Nushi për Front Online.

    Gjatë këtij viti në Komunën e Prishtinës janë kurorëzuar edhe 220 persona me nacionalitete të ndryshme.

    Procedurat për t’u kurorëzuar në Komunën e Prishtinës janë shumë të thjeshta, çifti i martuar për t’u kurorëzuar duhet t’i ketë me vete dokumentet e identifikimit dhe dy dëshmitarë.

    Ndërsa procesi i shkurorëzimit është një procedurë më e komplikuar pasi që kalon përmes Gjykatës.

    Behar Zuka, zyrtar i gjendjes civile në Komunën e Prishtinës, për Front Online, i ka treguar procedurat të cilat çiftet duhet t’i ndjekin ditën e kurorëzimit.

    “Për lidhjen e martesës duhet të jenë prezent dy çiftet duhet të jetë si kusht mosha 18 vjeçare në raste të caktuar edhe mosha 16 vjeçare me vendim të gjykatës. Për lidhjen e martesës nevojiten letërnjoftimet valide, në raste të veçanta kur njëri nga bashkëshortët është shtetas i huaj duhet të jetë pasaporta dhe dokumentet tjera varësisht prej shtetit ku jeton, ekstrakti i lindjes dhe statusi martesor, në ceremoni duhet të jenë prezent edhe dy dëshmitar të cilët dëshmoj se kjo martës po lidhet me dëshirën e tyre”, u shpreh ai për Front Online.

    E sociologu Bekim Selishta, për Front Online, ka treguar se pse është rritur numri i personave të cilët po i japin fund martesës së tyre.

    Ai tha se institucionet e vendit nuk kanë bërë shumë për t’iu lehtësuar jetën çifteve të reja, dhe se ana financiare është njëri ndër faktorët që po ndikon në shkurorëzimin e çifteve.

    “Me këtë fenomen jam marrë këtë periudhën e fundit. Kam qenë kritik ndaj institucioneve të vendit, jo te çiftet, sepse te ne institucionet tona nuk kanë krijuar atmosferë për çiftet e reja për t’iu lehtësuar jetën. Në gjithë botën çiftet e reja lirohen nga tatimet, nënave të reja i’u kompensohet periudha që nuk punon për fëmijë të vegjël. Caktohet një shumë e caktuar dhe nuk e kanë problem anën financiare, tek ne periudhën e fundit po ndikon shumë ana financiare tek çiftet e reja te shkurorëzimet”, u shpreh ai për Front Online.

    Ai ka bërë apel tek qeveritarët që të bëjnë më shumë në këtë drejtim në mënyrë që t’u lehtësohet jeta çifteve të reja. /Front Online/

     

     

     

    KESCO: Për 11 ditë u importuan rreth 5.4 milionë euro energji elektrike
    Nga Rubrika
    Lajme23 Prill 2024
    Ish-ministri i Integrimeve, Bekim Çollaku ka folur në lidhje me çështjen e vizave për serbët e Kosovës. Ai u shpreh se ky...
    Lajme23 Prill 2024
    Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka pritur sot në takim ministrin shqiptar të Punëve të Jashtme, Igli Hasani. Në takim u konfirmua...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryeministri i vendit Albin Kurti në një bisedë telefonike të zhvilluar me presidentin e Francës Emmanuel Macron i ka kërkuar mbështetjen për...
    Të tjera
    Vip23 Prill 2024
    Spektakli i natës së sotme ka filluar me transmetimin e disa pamjeve, në të cilat protagonistë kanë qenë Egla dhe Romeo. Pak...
    Lajme23 Prill 2024
    Vasfije Krasniqi Goodman është kthyer në një grua simbol dhe heroinë për shumë gra e vajza që përjetuan dhunën seksuale nga forcat...
    Lajme23 Prill 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ndonjë rajon mund të ketë reshje të izoluara...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Sonte në Shkodër ka ndodhur një konflikt nga i cili janë therur me thikë babë e bir, të cilët janë dërguar në...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, për qeverisjen e tij gjatë këtyre...
    Lajme23 Prill 2024
    Bashkimi Evropian tha se Këshilli i Ministrave do të diskutojë për masat ndaj Kosovës mbi bazën e një raporti të Përfaqësuesit të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.