×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rriten për 30% çmimet në jugun e Shqipërisë, fluksi i turistëve larg pritshmërive

    FrontOnline
    03 Korrik 2022

    Në Vlorë duket se sezoni veror nuk ka nisur ende, pasi vihet re një fluks i paktë i turistëve vendas dhe të huaj.

    EuronewsAlbania raporton nga Vlora se janë të paktë turistët e huaj që kanë zgjedhur të pushojnë në këtë qytet bregdetar.

    Kjo është konfirmuar edhe nga operatorët turistikë, të cilët shprehen se fluksi është shumë i paktë sesa vitet e kaluara.

    Lufta në Ukrainë, pasiguria e krijuar tek qytetarët, por edhe pandemia në fakt duket se ende nuk e kanë çliruar turistin e huaj që të zgjedhje Shqipërinë për të pushuar.

    Ndërkohë çmimet janë rritur me 20 deri në 30% si pasojë e rritjes së çmimit të naftës.

    Kjo është një tjetër arsye që i bën turistët të hezitojnë.

    Polakët dhe kosovarët janë turistët që më së shumti po frekuentojnë plazhet e jugut të Shqipërisë, por pritjet janë të vogla.

    Megjithatë raportohet se ka edhe prenotime nga ukrainasit, pavarësisht luftës.

    Kujtojmë, viteve të kaluara pushuesit nga Ukraina kanë qenë frekuentues të rregullt të plazheve të jugut.

    Shqipëria mbushet me turistë kosovarë falë Sharr Travel
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Forca ruse kanë filluan të tërhiqen nga rajoni Nagorno-Karabak i Azerbajxhanit, ku kanë qenë të vendosura si trupa paqeruajtëse prej përfundimit të...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, sot e ka mbajtur fjalimin e saj të fundit para se të mbahen zgjedhjet...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi është takuar me eurodeputeten liberale të Parlamentit Evropian, Viola von Cramon. Kamberi, mes tjerash...
    Të tjera
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, sot e ka mbajtur fjalimin e saj të fundit para se të mbahen zgjedhjet...
    Lajme23 Prill 2024
    Anëtari i Komisionit për Integrime Evropiane, njëherësh deputeti i partisë në pushtet, Agon Batusha ka kërkuar që të largohen masat e Bashkimit...
    Kuriozitete23 Prill 2024
    Microsoft së fundmi ka prezantuar një model të ri me AI që mund të gjenerojë video realiste të fytyrave njerëzore që flasin....
    Lajme23 Prill 2024
    Profesori i Universitetit, Johns Hopkins në SHBA, Edward Joseph, teksa ka komentuar debatin e djeshëm në mes të presidentes së Kosovës, Vjosa...
    Lajme23 Prill 2024
    Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije...
    Vip23 Prill 2024
    Titletown po fillon verën me një koncert falas me këngëtaren-kantautoren Bebe Rexha për të nxjerrë në pah ekspozitën vjetore të ditëve argëtuese...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.