×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Rreziqet dhe përfitimet e shtatzanisë pas moshës 40 vjeçare

    FrontOnline
    05 Korrik 2022

    Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në moshën 40-vjeçare.

    Disa vendosin të presin deri në këtë moshë për të pasur një fëmijë, disa e gjejnë veten shtatzënë papritur. Në të gjitha rastet lind pyetja: “çfarë rreziqesh ka të kesh një fëmijë në moshën 40-vjeçare”? Sigurisht që ka edhe anët pozitive, por gruaja duhet të përballet me një ndryshim të sistemit riprodhues.

    Vështirësitë e mundshme

    Të bëhesh nënë natyrshëm në moshën 40-vjeçare nuk është aq e rrallë, edhe nëse pas të 35-ave lindshmëria natyrore bie. Në fakt, nëse në moshën 25 vjeçare ka 28% mundësi që ovulacioni të çojë në shtatzëni, përqindja bie në rreth 10% në moshën 40 vjeç. Gruaja ka një numër ovocitesh të përcaktuara gjenetikisht, të cilat pakësohen me kalimin e viteve. Përveç kësaj, mitra, vezoret dhe endometriumi i nënshtrohen një procesi natyror plakjeje.

    Fekondimi i asistuar ose natyral

    Edhe nëse për t’u bërë nënë mbështeteni në rrugën e riprodhimit të ndihmuar nga mjekësia, ka më pak shanse për sukses. Shtatzënia, e marrë si me fekondim të asistuar ashtu edhe në mënyrë natyrale, mund të ketë më shumë vështirësi, ka më shumë rreziqe për ndërprerje spontane dhe lindje të parakohshme.

    Sëmundjet më të shpeshta

    Më të shpeshta janë edhe sëmundjet e grave që lidhen me shtatzëninë, si gestoza, diabeti gestational, hipertensioni arterial dhe problemet e tiroides. Fetusi është në një rrezik më të lartë për të pasur një sëmundje kromozomale, për shembull sindromën Doën. Së fundi, shtatzënitë në moshën 40-vjeçare më së shpeshti përfundojnë me prerje cezariane.

    Shumë anë pozitive

    Nga ana tjetër, duhet thënë se sot të kesh një fëmijë në moshën 40-vjeçare do të thotë gjithashtu të kesh mundësi të llogarisësh në një sërë kushtesh pozitive, të cilat kontribuojnë në një marrëdhënie të qetë nënë-fëmijë.

    Të bëhesh nënë në një moshë që nuk është më shumë e re, veçanërisht nëse është fëmija i parë, do të thotë se fëmija është dëshiruar fort, se gruaja është psikologjikisht e gatshme për të përballuar aventurën e rritjes me qetësi dhe më pak ankth sesa një nënë më e vogël. Në moshën 40-vjeçare, një grua tashmë ka një rrugë të mirëpërcaktuar karriere dhe po mbështet në një stabilitet më të mirë ekonomik. Kjo siguri e bën atë më paqësore dhe e ndihmon të përqendrohet në rritjen e fëmijës së saj në mënyrë të ekuilibruar, me më shumë kohë për t’i kushtuar atij. Dhe duket se depresioni pas lindjes është gjithashtu më pak i zakonshëm tek 40-vjeçaret.

    Në moshën 40-vjeçare, shanset për t’u bërë nënë rriten nëse ndiqni një mënyrë jetese të shëndetshme, me ushqimin e duhur dhe e filloni shtatzëninë në formë të mirë fizike.

    Artani: Stresi e Andi u gëzuan për ndarjen e Julit, s’duhet t’iu gëzohesh fatkeqësive të të tjerëve (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lifestyle15 Prill 2024
    Kujdesuni për to në këtë mënyrë dhe do të keni pemë frutore të bukura në ballkonin tuaj. Këshilla nga kultivuesit profesionistë të...
    Lifestyle15 Prill 2024
    Dashi Priten edhe turbullira në jetën tuaj gjatë kësaj dite kështu që mirë është të tregoheni të kujdesshëm. Nëse jeni në një...
    Lifestyle14 Prill 2024
    Gluteni ka nam të keq: Gjithnjë e më shumë vetë nuk e durojnë dot këtë proteinë që gjendet te gruri dhe drithëra...
    Të tjera
    Lajme16 Prill 2024
    Trupi i pajetë i të ndjerës 43-vjeçare, e cila dyshohet se është vrarë nga bashkëshorti i saj, tashmë është larguar nga vendi...
    Lajme16 Prill 2024
    Ermal Kutllovci është larguar nga pozita e zyrtarit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, pas një vendimi të marrë nga komisioni...
    Lajme16 Prill 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas vrasjes së një gruaje në Pejë, nga ana e bashkëshortit. Haxhiu në Facebook ka...
    Lajme16 Prill 2024
    Tashmë që referendumi për largimin e kryetarëve shqiptarë në katër komunat veriore të banuara me shumicë serbe ka afruar – mbahet të...
    Lajme16 Prill 2024
    Me një minutë heshtje për vrasjen e sotme të një gruaje tjetër në Pejë, ka nisë dita e dytë e Forumit për...
    Lajme16 Prill 2024
    Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës do të votojë sot raportin e deputetes Dora Bakojanis, e cila ka rekomanduar që ky institucion...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.