×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rrëzimi i avionit të Azerbajxhanit me 38 vikt*ima, publikohet raporti paraprak: Ja çfarë e shkaktoi

    FrontOnline
    04 Shkurt 2025

    Rrëzimi vdekjeprurës i avionit të Azerbajxhan Airlines më 25 dhjetor ishte rezultat i drejtpërdrejtë i dëmtimit të sistemeve kryesore të fluturimit të shkaktuara nga objekte të huaja.

    Në këtë përfundim ka arritur një raport zyrtar paraprak i publikuar të martën nga qeveria e Azerbajxhanit.

    Raporti detajon se Ministria e Transportit e Kazakistanit ka gjetur “dëmtime të shumta nga brenda dhe në trupin e avionit, pjesën e bishtit dhe pjesën e pasme të  tij, duke përfshirë edhe stabilizuesit.

    Hetuesit gjetën mbeturina metalike të paidentifikuara që shkaktuan dëmtime në sistemet hidraulike të avionit pas “dy zhurmave të jashtme”.

    “Për shkak të kushteve të pafavorshme të motit, avioni u përpoq pa sukses të ulet në Grozny dy herë, dhe më pas kapiteni vendosi të kthehej në Baku. Pas këtij vendimi, CVR regjistroi dy zhurma të jashtme, të ndodhura me interval prej 24 sekondash, mbi Grozny-n”, thuhet në raport.

    Por, sipas raportit do të jenë testet e mëtejshme mjeko-ligjore për të përcaktuar burimin e objekteve të huaja. Në raportin paraprak nuk u vu re asnjë provë e goditjes së shpendëve./Sinjali/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni14 Shkurt 2025
    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar liderët botërorë “kundër besimit ndaj pretendimeve të Vladimir Putinit për gatishmërinë për t’i dhënë fund luftës”....
    Bota/Rajoni14 Shkurt 2025
    Instituti Kombëtar i Statistikave i Spanjës (INE) ka bërë të ditur se popullsia e vendit për herë të parë ka tejkaluar 49...
    Bota/Rajoni13 Shkurt 2025
    Të shtëna me armë janë raportuar në drejtim të efektivëve të policisë mbrëmjen e kësaj të enjteje në afërsi të Rinasit. Policia...
    Të tjera
    Lajme13 Shkurt 2025
    Analisti Lulëzim Peci tha se nëse presidenti amerikan nuk do t’i dërgojë letër urimi Kosovës për përvjetorin e pavarësisë do të ishte...
    Lajme13 Shkurt 2025
    Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmilla Shekerinska, në një intervistë ekskluzive për gazetarin e Televizionin Dukagjini Mehmet Krasniqi, theksoi rëndësinë e stabilitetit...
    Lajme13 Shkurt 2025
    Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka thënë se nuk janë duke e penguar Albin Kurtin e Lëvizjen Vetëvendosje që...
    Lajme13 Shkurt 2025
    Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në rrugën Prishtinë – Pejë, ku u përfshinë dy automjete dhe një kamionetë dhe për pasojë...
    Bota/Rajoni13 Shkurt 2025
    Një ditë pasi Gjykata e Posaçme e la në masën e sigurisë “arrest me burg”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj,...
    Vip13 Shkurt 2025
    Opinionisitja e ‘Big Brother VIP Albania’ Neda Balluku kohë pas kohë është aktive në rrjete sociale. Postimet e Nedës me fëmijët janë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.