[wp-story]

Bota/Rajoni

Rrëzimi i avionit, Aviacioni Iranian: Mos akuzoni, prisni kutitë e zeza

Rrëzimi i avionit, Aviacioni Iranian: Mos akuzoni, prisni kutitë e zeza
16:18 | 10 Janar 2020

Aviacioni Iranian bën thirrje për qetësi dhe kërkon që të mos ngrihen akuza të hamendësuara për rrëzimin e avionit me 176 persona në bord.

Gjithashtu, thekson se do të kërkojë ndihmën e shteteve të huaja nëse kutitë e zeza janë të dëmtuara.

Ali Abedzadeh, kryetar i Aviacionit Civil të Iranit, u shpreh: “Organizatës Kombëtare të Aviacionit nuk i lejohet të bëjë hamendësime. Duhet të jemi shumë të sigurtë për çfarë themi. Arsyeja e rrëzimit nuk është ende e qartë për ne. Por, sigurisht që asnjë raketë nuk e ka goditur avionin. Nëse për ndonjë arsye kutitë e zeza janë të dëmtuara, ne do të kërkojmë për ndihmë tek shtetet e tjera. Kjo është një procedurë normale që zhvillohet në të gjithë botën”.

Benzinë vetëm 1.05 euro në Petrol Company e shumë zbritje tjera në “Be Happy Restorant” dhe Market

Të tjera