Burim Ramadani, ekspert i sigurisë, ka thënë në “Pressing” se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka dështuar duke filluar nga faqja e deri te numërimi i votave.
Ai tha se për shkak të kësaj rrezikohet që edhe një muaj mos t’i kemi rezultatet finale.
“Rrezikojmë mos me pas rezultate finale edhe 1 muaj, ose më shumë se 3 javë dhe rrezikojmë që mos me pas Qeveri para qershorit. Kush e ka përgjegjësi, jo valla ne nuk e kem, as hibridat, as Vuçiqi. Kush e ka, KQZ-ja, stafi profesional dhe përfaqësimi politik”, ka thënë Ramadani.