Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrezikohen 300 pasagjerë, dy aeroplanë për pak sa nuk u përplasën në Kosovë (VIDEO)

    FrontOnline
    21 Mars 2023

    300 pasagjerë rrezikuan jetët e tyre në hapësirën ajrore të Kosovës, më datën 24 shkurt të këtij viti, kur aeroplanët në të cilët po udhëtonin, ishin duke u përplasur mes vete.

    Rreth orës 15:30 në hapësirën mbi Ramoc të Gjakovës në datën e sipërpërmendur, aeroplani i linjës Prishtinë-Malmo i operatorit “Trade Air”, për pak sa nuk u përplas me aeroplanin e linjës që vinte nga Dyseldorfi, që operohej nga kompania bullgare “GP Aviation”.

    Burime të “Kiks Kosovës” bëjnë të ditur se Agjencia e Shërbimit të Navigimit Ajror nuk e kishte vërejtur se dy aeroplanët ishin duke shkuar në drejtim të përplasjes.

    Por këtë e kuptuan nga një telefonatë nga “Alb Kontrolli i Shqipërisë”, të cilët alarmuan kolegët nga Kosova se diçka nuk ishte në rregull me aeroplanët e linjës “GP Aviation” nga Bullgaria dhe “Trade Air” nga Kroacia.

    Të gjendur nën habi para këtij fakti, kontrollorët që nuk kishin vërejtur se aeroplanët po ecnin në trajektore të njëjtë, u vonuan dhe nuk reaguan.

    Por aksidenti fatmirësisht u shmang falë sistemit të radarit brenda aeroplanit, TCAS, i cili aktivizohet vetëm në rastin kur aeroplanët shkojnë drejt përplasjes.

    Ky sistem alarmi ka tre njoftime, një ndezët në largësinë prej 1000 feet (304.8 metra), i dyti në 800 feet (243.84 metra) dhe i fundit, i cili në fakt u ndez në këtë rast dhe që ndizet vetëm në shkallën më të rrezikshme afër përplasjes, pra kur aeroplanët ndodhen në largësi prej 600 feet (182.88 metra).

    Me gjithë kaosin e shkaktuar në pasditen e së premtes së 24 shkurtit, punëtorët e Kullës në Prishtinë heshtën.

    Burime të Kiksit brenda institucioneve të Aviacionit bëjnë të ditur se rasti u tentua të fshihej, për faktin se atë natë në kullë si kontrollor ishte i biri i një ish- komandanti të UÇK-së nga zona e Llapit, i konsideruar si i fortë brenda ASHNA-s, pasi është edhe nip i një deputeti aktual të PDK-së.

    AShNA ua ka ndaluar dy kontrollorëve A.Sh. dhe F.L., që ushtrojnë detyrat e tyre si kontrollorë, deri në përfundimin e hetimit të këtij incidenti.

    Kiksi ka kontaktuar drejtorin e Aviacionit Civil, Bujar Ejupin për këtë çështje, i cili e ka konfirmuar rastin, duke theksuar se ka kuptuar për incidentin 3 ditë pas rastit.

    Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike tashmë ka nisur hetimet për rastin.

    Kiks Kosova ka siguruar vendimin, i cili obligon institucionet e aviacionit për të siguruar të gjitha faktet për të hetuar rastin. Në vendim thuhet se me faktet e siguruara deri më tani ka bazë të mjaftueshme për të nisur hetime për faktin se është rrezikuar siguria e aviacionit civil.

    Vendimi ka hyrë në fuqi ditën e nënshkrimit, më 17 mars 2023.

    Atdhe Xharavina eliminohet nga Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Lajme29 Maj 2023
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar për zhvillimet në Veriun e Kosovës. Për lëndimin e pjesëtarëve të KFOR’it, Rama ka thënë...
    Lajme29 Maj 2023
    Zyra Federale e Jashtme e Gjermanisë i ka dënuar sulmet e protestuesve serbë ndaj forcave të rendit dhe ligjit në veri të...
    Lajme29 Maj 2023
    Kryeparlamentari, Glauk Konjufca, ka dënuar ashpër dhunën dhe sulmet ndaj trupave të KFOR-it, policisë dhe gazetarëve. Tutje, Konjufca, u ka bërë thirrje...
    Të tjera
    Sport29 Maj 2023
    Pas katër vitesh, Partizani rikthehet te titulli kampion në Superiore teksa të kuqtë mposhtën në shtëpinë e tyre, Teutën me rezultatin 2-0....
    Lajme29 Maj 2023
    Hysen Durmishi, zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka reaguar lidhur me protestat e serbëve që janë zhvilluar sot në komunat...
    Lajme29 Maj 2023
    Ish-kryeministri Sali Berisha ka dënuar situatën e tensionuar në veri të Kosovës. Përmes një postimi në Facebook, Berisha akuzon presidentin serb Aleksandër...
    Sport29 Maj 2023
    Kombëtarja e Italisë ka publikuar sot listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen e muajit qershor. Skuadra e Roberto Mancinit përbëhet nga...
    Lajme29 Maj 2023
    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, po e fajëson qeverinë kosovare, për sulmet dhe dhunën e grupeve kriminale serbe ndaj KFOR-it në veri. Ai...
    Lajme29 Maj 2023
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj k reaguar pas zhvillimeve të krijuara në pjesën veriore të vendit. Haradinaj është shprehur se me vëmendje,...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.