×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rreth 84 milionë amerikanë kanë votuar tashmë për zgjedhjet presidenciale

    FrontOnline
    30 Tetor 2020

    Katër ditë para datës së zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara, rreth 84 milionë amerikanë kanë hedhur votën, një shifër rekord që është e barazvlefshme me afro 62 për qind e numrit të përgjithshëm të votuesve në vitin 2016, që ishte 138.8 milion.

    Amerikanët po votojnë herët për zgjedhjet presidenciale të së martës në shifra të pashembullta, si rezultat i bindjeve të forta pro ose kundër dy kandidatëve kryesorë dhe për t’iu shmangur turmave të mëdha të Ditës së zgjedhjeve në qendrat e votimit gjatë pandemisë.

    Rreth dy të tretat e votuesve të hershëm të Amerikës kanë postuar ose hedhur fletëvotimet e tyre në kuti të posaçme, dhe pjesa tjetër votuan personalisht në vendet e votimit në të gjithë vendin.

    Biden votoi të mërkurën në Uilmington, Delauerë, ndërsa zoti Trump e hodhi votën e tij të shtunën në një bibliotekë në West Palm Beach, Florida, pranë vendpushimit të tij Mar-a-Lago.

    Ekspertët thonë se pjesëmarrja e votuesve për garën midis republikanit Trump dhe rivalit të tij demokrat Biden mund të jetë përqindja më e lartë e elektoratit që nga viti 1908, kur ajo ishte 65%.

    Presidenti Trump dhe rivali i tij demokrat Biden i përqendruan përpjekjet e tyre të fushatës të enjten në shtetin juglindor të Floridas, të cilin presidenti e fitoi në vitin 2016.

    “Nëse Florida voton blu, fitorja është e jona”, zoti Biden në një tubim ku mbështetësit morën pjesë duke mos dalë nga makinat para kolegjit Broward, duke iu referuar ngjyrës së Partisë Demokrate.

    Biden kritikoi Presidentin Trump për mbajtjen e tubimeve plot me njerëz mes pandemisë së koronavirusit ku shumica e të pranishmëve nuk mbajnë maska, duke i quajtur ato “aktivitete super përhapëse”.

    Presidenti “nuk po përhap vetëm koronavirusin. Ai po përhap përçarje dhe mosmarrëveshje”, tha Biden në një tubim të dytë me makina gjatë ditës në Tampa që u ndërpre nga një shi i dendur.

    Presidenti Trump, duke iu drejtuar një turme të madhe në një stadium në Tampa, përsëri parashikoi pjesëmarrje të madhe të votuesve republikanë – “një valë e madhe e kuqe” – më 3 nëntor, duke iu referuar ngjyrës së republikanëve.

    “Ne do të kemi një fitore dërrmuese. Do ta shikoni”, parashikoi presidenti.

    Trump ishte planifikuar të zhvillonte një tjetër tubim të enjten më vonë në Karolinën e Veriut, por për shkak të “motit shumë të keq”, përfshirë erërat e forta, aktiviteti u shty për të hënën, u tha ai gazetarëve.

    Importuesi nga SHBA-ja: Devolli Corporation me standarde amerikane
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski në konferencë për shtyp u shpreh se në këto zgjedhje, qytetarët kanë dënuar me votë pushtetin dhe...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në festën e fitores së Frontit Europian në Tetovë tha se Arben Taravarit me këto...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Kandidati për president i Koalicionit VLEN Arban Taravari, pas shpalljes së rezultateve të para, ka reaguar në rrjetet sociale. Në një postim...
    Të tjera
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoninë Veriore (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë,...
    Lajme24 Prill 2024
    Jonathan Hargreaves, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë është takuar me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Përpjekjet globale të imunizimit kanë shpëtuar të paktën 154 milionë jetë në 50 vjetët e fundit, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH),...
    Lajme24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë, shkruan FrontOnline. Sipas...
    Lajme24 Prill 2024
    Kryeministri i vendit, ka thënë se Kosova për herë të parë ka filluar regjistrimin online të diasporës. Ai tha se ky është...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Në Serbi sot janë arrestuar 17 persona, anëtarë të dy grupeve të organizuara kriminale, të cilët dyshohet se kanë falsifikuar 400 dokumente...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.