×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Rreth 300 zyrtarë policorë pritet të pensionohen këtë vit nëse miratohet Ligji

    FrontOnline
    17 Prill 2021

    Pakënaqësitë e Policisë së Kosovës janë të mëdha.

    Kërkesat e tyre të kamotshme ende nuk janë plotësuar nga asnjëra qeveri e deritanishme.

    E njëra nga ato është edhe ajo e pensionimit të parakohshëm të policëve, ligj ky i cili është premtuar edhe nga kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti me të marrë detyrën.

    Ai ka thënë se ky Ligj do të miratohet në mandatin e tij në mënyrë që policët të pensionohen në moshën 55 vjeçare.

    E këtë po e mirëpret Sindikata e Policisë së Kosovës.

    “Në bazë të premtimeve të cilat i ka deklaruar publikisht dhe ta aprovojë Ligjin për Pensionimin e Parakohshëm në mënyrë që të gjithë pjesëtarët e policisë të cilët e mbushin moshën 55 vjet por edhe të gjithë ata të cilët faktikisht po i mbushin vitet pensionit të rregullt që ta gëzojnë të drejtën e përfitimit të këtij Ligji”, tha ajo për Front Online.

    E, nëse ky ligj miratohet nga Qeveria “Kurti” brenda këtij viti, atëherë në pension të parakohshëm do të shkojnë rreth 300 zyrtarë policorë.

    Nëse llogaritjet bëhen për tre vjetët e fundit, atëherë i bie se në pension të parakohshëm do të shkojnë rreth 1000 zyrtarë policorë.

    “Nëse miratohet ku Ligj, është një numër i konsiderueshëm i pjesëtarëve të cilët këtë vit planifikohet të dalin në pension, nëse këtë vit shkon atëherë diku mund të them se rreth 200 – 300 pjesëtarë të policisë pritet të pensionohen këtë vit, nuk po flas tani për pjesëtarët e policisë, por po flas për të gjithë pjesëtarët e punonjësit e PK, duke e përfshirë këtu edhe stafin civil.  Kështu që është një numër i cili është i konsiderueshëm sepse në statistikat e mëhershme që kemi pasur, dmth për 3 vitet  e fundit, nga viti i kaluar kemi llogarit që diku 1000 pjesëtarë të policisë do ta kenë mundësinë  e pensionimit nga mosha 55 vjeç deri në moshën 65 vjeç”, tha ajo për Front Online.

     Kryesindikalistja e policisë kërkon që sa më shpejtë të nisë vaksinimi i policëve

    Kryetarja e Sindikatës së Policisë së Kosovës, Valbona Kamberi në një prononcim për Front Online tha se prioritet i Qeverisë Kurti duhet të jetë vaksinimi i policëve.

    “Do të ishte shumë  e mirë dhe  e nevojshme dhe vaksinimi sa më shpejt i gjithë pjesëtarëve të policisë sepse puna e terrenit është mjaftë e ndjeshme  dhe është punë e cila çdo ditë e më shumë kemi pjesëtarë të cilët po infektohen”, tha ajo për Front Online.

    Kamberi thotë nuk janë vetëm këto dy çështje që duhet të zgjidhen.

    “Janë prioritet dmth sigurimi shëndetësor, puna e orëve shtesë, puna e pagesës gjatë festave, puna e pagesës gjatë vikendeve e cila është e domosdoshme, sigurimi shëndetësor dhe aksidental i cili është tejet i domosdoshëm është Ligji për pensionimin e parakohshëm, puna jashtë orarit, janë një seri kërkesash”, tha ajo tutje për Front Online.

    Covid-19/ 16 policë humbën jetën dhe 1000 u infektuan prej fillimit të pandemisë

    Kamberi thotë se infektimi i policëve ka kaluar mbi 1000 persona, ku nga fillimi i pandemisë me Covid-19 kanë humbur jetën 16 persona.

    “Si pasojë e Covidit, nuk jam e sigurt nëse janë 15 ose 16 që kanë humbur jetën nga Covidi-19, ndërsa infektimi i pjesëtarëve ka kaluar mbi 1000 vetë  të cilët kanë qenë gjatë kohës edhe vitit të kaluar, edhe tani, edhe pse çdo ditë e më shumë kemi dmth infektime, sepse natyra e punës të pjesëtarëve të policisë është terreni”, tha ajo për Front Online.

     

     

     

     

     

     

    Rikthehet Blasta, Artani i kërkon falje nga zemra
    Nga Rubrika
    Lajme24 Prill 2024
    Organizata prestigjioze “Freedom House” ka publikuar raportin për Kosovën sa i përket vitit 2023, duke e konsideruar Kosovën si vend pjesërisht të...
    Lajme24 Prill 2024
    Fondi Rajonal i Sfidave (RCF) ka organizuar të mërkurën ceremoninë e shpërndarjes së granteve në kuadër të projekteve për arsim dhe aftësim...
    Lajme24 Prill 2024
    Anëtari i kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se pas “dhuratës” që kryeministri Albin Kurti bëri me vendimin për regjistrimin e...
    Të tjera
    Lajme24 Prill 2024
    Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtinës”, dje ka zhvilluar procesin e zgjedhjes së dekanëve të rinj në katërmbëdhjetë fakultete të ndryshme. Krahas dekanëve,...
    Lajme24 Prill 2024
    Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, të mërkurën ka mbajtur dëgjim publik lidhur me Projektligjin pёr Sport, ku...
    Lajme24 Prill 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj Sherif Hotin i cili akuzohej për korrupsion. Hoti ngarkohej se në cilësi të...
    Sport24 Prill 2024
    Nga data 25 deri më 27 prill 2024, do të mbahet Kampionati Evropian i Xhudos për Senior në Zagreb të Kroacisë. Kosova...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit me qindra dronë dhe raketa balistike, forcat e Netanyahut paralajmëruan se do të “përgjigjen”. Pavarësisht përpjekjeve...
    Kronika24 Prill 2024
    Policia në Vushtrri ka arrestuar vozitësin serb – shtetas i Serbisë, i cili në gjendje të dehur, me veturën e tij me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.