Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rreth 3 mijë persona u liruan nga shtetësia e Kosovës brenda këtij viti, mbi 1 mijë të tjerë kërkuan azil në Kosovë

    FrontOnline
    2 vite më parë

    Përgjatë çdo viti shumë qytetarë zgjedhin që të bëhen shtetas të Kosovës, duke ndjekur disa procedura të cilat shpesh herë dinë të jenë edhe të mundimshme.

    Por ka edhe prej atyre të cilët për arsye të shumta heqin dorë nga shtetësia kosovare.

    Gjatë vitit që po lëmë pas, apo saktësisht përgjatë 10 muajve të vitit 2020, janë gjithsej 139 persona të cilët kanë fituar shtetësinë e Kosovës.

    Kjo gjë është bërë e ditur në përgjigjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhënë për Lajmi.net.

    Por për dallim nga numri i vogël që kanë përfituar shtetësinë, shumë më i madh është numri i atyre që janë liruar nga kjo shtetësi.

    Përgjatë 10 muajve afro 3 mijë persona janë liruar nga shtetësia e Kosovës.

    “Gjatë periudhës 01.01.2020-31.10.2020 kanë fituar shtetësinë e Republikës së Kosovës 139 persona.Gjatë periudhës 01.01.2020-31.10.2020 janë liruar nga shtetësia e Kosovës 2995 persona”, thuhet në përgjigjen e MPB-së.

    Por të gjithë ata që duan të qëndrojnë në Kosovë, për arsye të ndryshme të ngjashme me punësim apo të tjera, duhet të pajisen me lejeqëndrim.

    Nga janari i këtij viti nga Ministria e Punëve të Brendshme janë lëshuar gjithsej 2 mijë e 642 lejeqëndrimi për të gjitha kategoritë, duke përfshirë lejet për herë të parë dhe vazhdimin e atyre ekzistuese.

    “Leja e përkohshme lëshohet për 12 muaj. Mirëpo varësisht nga dokumentacioni që pala paraqet, leja mund t’i lëshohet edhe për një afat më të shkurtër kohor sipas legjislacionit në fuqi”, u tha tutje nga Ministria e Punëve të Brendshme.

    Përpos atyre që përfituan shtetësinë dhe hoqën dorë nga ajo, është edhe një numër i madh i atyre që kërkuan azil në Kosovë.

    Brenda periudhës 11 mujorëshe të këtij viti azil në shtetin e Kosovës kërkuan 1 mijë e 238 persona.

    “Gjatë periudhës 01.01.2020-09.11.2020 azil kanë kërkuar 1238 persona”.

    Por pavarësisht gjithë kësaj, sipas të dhënave të mëhershme nga MPB, ishte bërë e ditur se që nga viti 2009 deri në vitin 2018, mbi 40 mijë shtetas të Republikës së Kosovës kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës. Mesatarisht në vit, nga nënshtetësia e Kosovës janë liruar më shumë se 5 mijë qytetarë.

    Bazuar në një raport të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, llogaritet të jenë deri në 800 mijë qytetarë të Kosovës të cilët jetojnë në vende të ndryshme të botës, por në regjistrimin e diasporës, proces i nisur nga autoritetet e Kosovës vite më parë, ishin të regjistruar vetëm rreth 400 mijë qytetarë

    Kredi me afat rekord të shqyrtimit dhe aprovimit
    Nga Rubrika
    Lajme31 Mars 2023
    Deputetja dhe përfaqësuesja e platformës “Liria ka emër”, Eliza Hoxha”, ka folur në lidhje me “Marshin për Drejtësi”, që do të mbahen...
    Lajme31 Mars 2023
    Kryetari i partisë Guxo, Faton Peci ka thënë se partia e tij, që është në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, pajtohet me marrëveshjen...
    Lajme31 Mars 2023
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet kohë pas kohe të ketë reshje shiu,...
    Të tjera
    Lajme31 Mars 2023
    Kryetari i Unionit Shqiptar në Kroaci, Esat Çollaku, ka thënë se ka parë një mobilizim të jashtëzakonshëm përpara fillimit të “Marshojmë për...
    Lajme31 Mars 2023
    Lidhja Demokratike e Kosovës e ka cilësuar rritjen e çmimit të energjisë si të padrejtë e të papërballueshëm për qytetarët. Në faqen...
    Lajme31 Mars 2023
    Sa herë që dilte nga shtëpia, me vete merrte edhe biçikletën. Fundjavën që lamë pas, atë e la në vendin e zakonshëm,...
    Bota/Rajoni31 Mars 2023
    Shqiptarja Zenepe Uruci, 56 vjeçe u vra pasditen e djeshme në Itali nga bashkëshorti i saj Xhafer Uruci, 62 vjeç. Shqiptari e goditi 5...
    Vip31 Mars 2023
    Donald Veshaj ka thumbuar Olta Gixharin por edhe Efin për eksperiencën e tyre në Big Brother Vip Albania. Në programin që drejtohet...
    Ekonomi31 Mars 2023
    Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë nënshkruar sot një memorandum mirëkuptimi në mes të dy prodhuesve më të mëdhenj të energjisë elektrike...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.